
Pas ikjes së Lu, shfaqet tmerri i ri për Berishën dhe Metën, mesazh bombastik: Mos guxoni të prekni drejtësinë e re, do përballeni me SHBA!
Zv.ambasadorja e SHBA ju ka dhënë një mesazh të qartë dhe të prerë Berishës dhe Metës, duke i paralajmëruar që të mos guxojnë të prekin drejtësinë e re, që po vjen furishëm dhe të ‘presë kokat’ e shumë politikanëve
Kryediplomati amerikan, Donald Lu, ishte padyshim tmerri i politikanëve të inkriminuar dhe të korruptuar, që paralajmëroi fundin e tyre tragjik, dhe që punoi shumë për t’i fundosur ata dhe të gjithë kriminelët në vendin tonë. Largimi i tij nuk është aspak lajm i mirë për kriminelët dhe bandën e korruptuar politike, pasi Donald Lu duket t’i ketë menduar mirë të gjitha lëvizjet se si do të pastrohet politika shqiptare dhe sistemi i drejtësisë.
Ai ka lënë pas të tjerë diplomatë ‘të hekurt’, që do të vijojnë planin e tij për goditjen e pamëshirshme të të gjithë atyre që kanë shkatërruar ndër vite Shqipërinë. E shfaqur vetëm një ditë më parë, zëvendësambasadorja e SHBA, Leyla Moses Ones, ka tmerruar dhe ju ka prerë gjunjët kriminelëve shqiptarë, që kishin filluar të nxirrnin kokën, menjëherë sapo u largua Donald Lu.
Tashmë një grua e fortë amerikane do të ndërprerë planet mafioze të politikanëve shqiptarë, të përlyer nga koka te këmbët me krim e korrupsion, duke filluar që nga figurat më të larta të shtetit. Të parët në listën e zezë të SHBA janë Ilir Meta dhe Sali Berisha, dy politikanët famëkeq, që zhvatën shqiptarët dhe shkatërruan vendin.
Zv.ambasadorja ju ka dhënë një mesazh të qartë dhe të prerë Berishës dhe Metës, duke i paralajmëruar që të mos guxojnë të prekin drejtësinë e re, që po vjen furishëm dhe të ‘presë kokat’ e shumë politikanëve.
Zv.ambasadorja deklaroi se SHBA do të mbrojë drejtësinë nga politika, duke shigjetuar kështu Berishën e Metën, por edhe shumë politikanë të tjerë, si dhe duke paralajmëruar fundin e tyre politik.
Në fakt, për shumë politikanë shqiptarë fundi do të jetë shumë më i hidhur, pasi jo vetëm do t’i thonë lamtumirë karriges së pushtetit, por do të kalben në burg të përjetshëm, duke dhënë llogari për të gjitha krimet dhe zullumet që kanë bërë. Fundi po troket, SHBA dhe BE nuk heqin dorë deri në ‘fundosjen’ e bandës së korruptuar politike!/Pamfleti