Aktualitet15 Maj 2019, 21:07

Pas kandidaturës për kryebashkiak, Erion Isai merr një tjetër vendim: Unë nesër shkoj në qytetin tim

Shkruar nga Pamfleti

Pas kandidaturës për kryebashkiak, Erion Isai merr një tjetër vendim: Unë nesër shkoj në qytetin tim

Pak ditë më parë, u bë i ditur lajmi se aktori i njohur i humorit, Erion Isai ka hedhur kandidaturën e tij për kryebashkiak të Kolonjës.

I ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ai ka folur më tepër për këtë zgjedhje. Mbi të gjitha, ai ka bërë të ditur dhe një vendim të rëndësishëm që ka marrë: do të shpërngulet së bashku me familjen në Ersekë.

“Unë nesër shkoj në qytetin tim. Kam gjetur dhe shtëpinë ku do të jetojmë. Nesër do të shkoj unë që të rregulloj dhe përgatis terrenin dhe prej ditës së hënë, bashkëshortja dhe vajza ime stacionohen në Ersekë. “- është shprehur ai.

Ndërkohë kujtojmë që ai momentalisht është Drejtor i Qendrës Kombëtare për Fëmijë dhe Teatrit të Kukullave, dhe gjithashtu e shohim çdo të dielë në BE Caffe në “E diela shqiptare”. Nuk dihet se çfarë do ztë ndodhë me emisionin dhe nëse atë do e shohim më në ekran si moderator dhe humorist. Mesa duket Erioni ka zgjedhur që të nisë një rrugë të re në Ersekë, ku haptazi ka dhe mbështetjen e familjes.

Në Teatrin e Kukullave do të vendoset një tjetër aktor humori, si drejtor. Bëhet fjalë për Gaz Pajën dhe lajmin e bëri të ditur Pamfleti para disa ditësh.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Aktualitet erion isai Ersekë Shpërngulje