Politike 8 Gusht 2018, 23:00

Pas kërcënimit në Kosovë, Haradinaj gjen “strehim turistik” në Jalë

Shkruar nga Pamfleti
Pas kërcënimit në Kosovë, Haradinaj gjen “strehim

Pas kërcënimit në Kosovë, Haradinaj gjen “strehim turistik” në Jalë

Vizita e papritur në Vlorë

Dy ditë më parë, Kryeministri Ramush Haradinaj, deklaroi se ishte kërcënuaur me vrasje, por pa publikuar se cila ishte “dora e zezë” e këtij kërcënimi dhe me kaq, vetëm sa u shtuan masat e sigurisë për të.

Pas shtimit të truprojeve dhe vrojtuesve “nga larg”, Haradinaj ia ka hipur makinës e ka ndaluar në Vlorë, ku është pritur në takim zyrtar, nga kryebashkiaku Dritan Leli dhe të dy së bashku, pasi kanë shqiptuar disa fraza për atdhetarizimin, kanë vendosur kurora me lule tek vend-varrimi i Ismail Qemalit.

Pas ceremonisë dhe takimeve me Lelin e bashkisë, Haradinaj nuk ka shprehur interes, të bëjë takim me homologun Edi Rama, që gjithashtu gjendet me pushime në Vlorë, por as nuk është është kthyer në Kosovë.

Ndoshta, pas kërcënimit, ka justifikuar ikjen nga Kosova me takimin zyrtar që bëri me kryebashkiakun Leli për të qenë më i sigurtë në Vlorë, sidomos në këtë kohë “zjarri” edhe për kufijtë, mbasi në orët e pasditës, Haradinaj ka marrë “strehim turistik”, i shtrirë mbi një shezlon, poshtë një çadre në bregdetin e Jalës, i rrethuar me roje civilë./Pamfleti

Politike Haradinaj gjen “strehim turistik” në Jalë Pas kërcënimit në Kosovë