alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Pas kryebashkiakut, SPAK vë në pranga nënkryetarin e Bashkisë së Lushnjës dhe drejtorin e Prokurimeve

13/12/2021, 13:26
ne Aktualitet
A A
Pas kryebashkiakut, SPAK vë në pranga nënkryetarin e Bashkisë së Lushnjës dhe drejtorin e Prokurimeve

Pas kryebashkiakut, SPAK vë në pranga nënkryetarin e Bashkisë së Lushnjës dhe drejtorin e Prokurimeve

Arrestohet nënkryetari i Bashkisë së Lushnjes, Gentian Nushi si dhe Drejtori i Drejtorisë së Prokurimeve në Bashkinë Lushnjë Leonard Sefa.


-Lexo edhe:

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës: Nëse BE braktis Ballkanin, rusët dhe Kina do të shtrijnë tentakulat e tyre!

Operacioni i SPAK u dekonspirua? Agjencia e Mbikëqyrjes Policore nis hetimet: Mes të arrestuarve edhe një punonjës policie

Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme ka vendosur Arrest me burg për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Shkelje të barazisë në tendera” dhe masa është ekzekutuar ditën e sotme.

Më konkretisht, Nushi akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim, “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.

Ndërkaq, drejtori i Prokurimeve akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim, “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Kujtojmë që më herët, në korrik të këtij viti u arrestua kryetari i bashkisë Lushnjë, Fatos Tushe, dhe 10 zyrtarë të tjerë, të akuzuar për shpërdorim detyre në bashkëpunim.

Njoftimi i SPAK

Në vazhdim të hetimeve të procedimit penal nr.199 datë 22.07.2020, nga Prokuroria e Posaçme janë grumbulluar prova nëpërmjet të cilave vërtetohet tej dyshimit të arsyeshëm se: në procedurën e prokurimit publik, me fond limit 23.251.340 pa TVSH “Për rehabilitimin e kanalit ujitës U3 – 27, V-1 /1 në fshatin Bishqethëm dhe Bitaj, Njësia Administrative Kolonjë”, zhvilluar në vitin 2020, janë të përfshirë në kryerjen e veprimeve të kundërligjshme edhe nëpunës të tjerë publik të Bashkisë Lushnje.

Në këtë procedurë prokurimi, të zhvilluar nga NPP Bashkia Lushnjë, në vitin 2020, janë evidentuar shkelje ligjore, të kryera edhe nga shtetasit G. N., me detyrë Nën Kryetar Bashkie dhe Leonard Sefa, me detyrë Drejtor në Drejtorinë e Prokurimeve/Juridike, të cilat formojnë elementët e veprës penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal.

Personat nën hetim Gentian Nushi dhe Leonard Sefa në bashkëpunim me personat e tjerë nën hetim, Kryetarin e Bashkisë F. T., drejtorin e kësaj ndërmarrje F. P., etj., kanë bërë të mundur që këtë procedurë prokurimi ta fitonte me dokumentacion firma EURO – ALB shpk, me përfaqësues B. M., duke krijuar avantazhe për këtë subjekt gjatë procedurës së prokurimit.

Gjithashtu personat nën hetim Gentian Nushi dhe Leonard Sefa kanë kryer veprime të kundërligjshme edhe gjatë tri procedurave të tjera prokurimi, të organizuara nga Ndërmarrja e Pasurisë Publike e Bashkisë Lushnje, sikurse janë:

1. “Blerje Asfaltonetoni – Marrëveshje kuadër – me një operator ekonomik ku të gjitha kushtet janë të përcaktuara – me afat 30 muaj”;

2. “Blerje materiale elektrike – Marrëveshje kuadër – me një operator ekonomik ku të gjitha kushtet janë të përcaktuara- me afat 24 muaj”;
3. “Blerje betoni dhe tombino – Marrëveshje kuadër – me një operator ekonomik ku të gjitha kushtet janë të përcaktuara – me afat 24 muaj”,

Në të gjitha këto procedura prokurimi është konstatuar se procedura e përpilimit/hedhjes së dokumenteve të këtyre tenderave dhe procedura e vlerësimit të ofertave është kryer nga personat nën hetim Gentian Nushi dhe Leonard Sefa dhe jo nga anëtarët e NJP dhe KVO-së, duke kryer një procedurë fiktive, të organizuar dhe ekzekutuar nga personat nën hetim Gentian Nushi dhe Leonard Sefa, dhe duke kualifikuar O.E. të paracaktuara dhe me oferta më të larta financiare.
Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.101 datë 11.12.2021 ka caktuar masat e sigurimit personal “Arrest në burg”, për shtetasit:
• Gentian Nushi, me detyrë Nën/Kryetar i Bashkisë Lushnjë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim, “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, sipas neneve 248-25, 258-25 të Kodit Penal.
• Leonard Sefa, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Prokurimeve në Bashkinë Lushnjë i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim, “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, sipas neneve 248-25, 258-25 të Kodit Penal.

Sot në datën 13.12.2021, Policia e Shtetit ka ekzekutuar masat e sigurimit të caktuara nga Gjykata me vendimin nr.101 datë 11.12.2021.

Gjithashtu, në zbatim të vendimit nr.483 datë 12.12.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Policia Gjyqësore pranë Policisë së Shtetit ka ushtruar kontrolle në disa banesa dhe zyra të subjekteve të hetuar.

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës: Nëse BE braktis Ballkanin, rusët dhe Kina do të shtrijnë tentakulat e tyre!
Aktualitet

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës: Nëse BE braktis Ballkanin, rusët dhe Kina do të shtrijnë tentakulat e tyre!

20/05/2022, 21:14
Operacioni i SPAK u dekonspirua? Agjencia e Mbikëqyrjes Policore nis hetimet: Mes të arrestuarve edhe një punonjës policie
Aktualitet

Operacioni i SPAK u dekonspirua? Agjencia e Mbikëqyrjes Policore nis hetimet: Mes të arrestuarve edhe një punonjës policie

20/05/2022, 20:08
Kokat e krimit, Manja urdhëron izolimin në regjimin "41 BIS" të 3 të dënuarve
Aktualitet

Kokat e krimit, Manja urdhëron izolimin në regjimin “41 BIS” të 3 të dënuarve

20/05/2022, 18:35
Ulet numri i infektimeve nga Covid-19, MSH: 28 raste të reja dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit
Aktualitet

Ulet numri i infektimeve nga Covid-19, MSH: 28 raste të reja dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit

20/05/2022, 18:05
Çelet Dhoma e Tregtisë Shqipëri-Japoni/ Ponari: Një zë i fuqishëm në shërbim të biznesit; ambasadori Takada: Një portë për kompanitë japoneze
Aktualitet

Çelet Dhoma e Tregtisë Shqipëri-Japoni/ Ponari: Një zë i fuqishëm në shërbim të biznesit; ambasadori Takada: Një portë për kompanitë japoneze

20/05/2022, 13:23
Aktualitet

Operacioni i SPAK, Spartak Braho: Ka zyrtarë të lartë të lidhur me 8 grupet kriminale

20/05/2022, 11:57
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Komisioni i Jashtëm/ Miratohet projektligji për depërtimin e të dënuarve nga Anglia në Shqipëri

Komisioni i Jashtëm/ Miratohet projektligji për depërtimin e të dënuarve nga Anglia në Shqipëri

Sali Berisha me mbështetësit shkon në selinë e PD: Basha është i shkarkuar nga Kuvendi, nuk kemi punë në zyrën e deputetit

Çfarë po ndodh në PD?! Basha në mbledhje me kryesinë, Sali Berisha me mbështetësit shkojnë në selinë blu

Lajmi i Dites

A e ka hapur Nuredin Dumani dosjen e lidhjes së politikës me krimin?

A e ka hapur Nuredin Dumani dosjen e lidhjes së politikës me krimin?

20/05/2022, 19:17

Lajmet e fundit

Horoskopi, njihuni me shenjat që do t'iu buzëqesh fati për muajin Mars

Horoskopi për ditën e shtunë, 21 maj 2022

21/05/2022, 7:02
Zbardhet dëshmia e Nuredin Dumanit për grabitjen me dhunë të kambistit: Talo Çela e goditi 2-3 herë me levë në fytyrë, ai u rrëzua!

Zbardhet dëshmia e Nuredin Dumanit për grabitjen me dhunë të kambistit: Talo Çela e goditi 2-3 herë me levë në fytyrë, ai u rrëzua!

20/05/2022, 22:53
E reja e “gjakosur” ndërpret festivalin e filmit në Francë! “Topless” në tapetin e kuq kundër përdhunimit të femrave në Ukrainë

E reja e “gjakosur” ndërpret festivalin e filmit në Francë! “Topless” në tapetin e kuq kundër përdhunimit të femrave në Ukrainë

20/05/2022, 22:44
"Furnizimi me ushqim në botë në rrezik", Borrell: Rusia po bombardon tokën e punueshme të Ukrainës

“Furnizimi me ushqim në botë në rrezik”, Borrell: Rusia po bombardon tokën e punueshme të Ukrainës

20/05/2022, 22:30
Sulmet ruse, G7 premton 20 mln dollarë për të mbështetur Ukrainën

Sulmet ruse, G7 premton 20 mln dollarë për të mbështetur Ukrainën

20/05/2022, 22:22
Abazoviç paralajmëron BE-në: Ballkani Perëndimor mund të bëhet Ukraina e re, nëse nuk i hapen dyert!

Abazoviç paralajmëron BE-në: Ballkani Perëndimor mund të bëhet Ukraina e re, nëse nuk i hapen dyert!

20/05/2022, 22:16
Currently Playing

GOLAPIOL spot 2022

GOLAPIOL spot 2022

00:00:51

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

  • Këto orë po flitet shumë për pjesën e dytë të dosjes së SPAK, e cila ka të bëjë me rrëfimin e “pentitos” mbi lidhjet ndërmjet krimit dhe politikës së lartë.
Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #nuredindumani #spak #edirama #politik
  • Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nuk do të mblidhet pasditen e së premtes në selinë blu, ashtu siç ishte planifikuar. Mësohet se, Alibeaj ka anuluar mbledhjen e grupit të PD-së
Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory

#pamfleti #pd #ps #presidenti #taulantballa #enkelejdalibeaj
  • Më 5 maj 2021, Bezati e babëzitur e Apelit të Vlorës, është çuar përsëri në proces “Veting”-u, me vendim të OMN- SHBA, sepse ka prova të shumta kriminale me dosjet e saj gjyqësore, për lirim zyrtarësh të korruptuar, lirim trafikantësh, kontrabandistësh, përdhunuesish, grabitësish me dhunë, vrasësish dhe ligjërim tokash të grabitura në bregdet, pasqyrë e të cilave është pasuria e saj prej pasanikeje

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory

#pamfleti #gjyqtarja #nona #korrupsion #kriminal #damiangjiknuri #hotel #jale #shqiperia #kosova #lajmeshqip

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In