Showbiz12 Prill 2019, 15:57

Pas lajmeve të ndarjes, “thyen” heshtjen gazetarja: Jam e martuar, bashkëshorti im thjeshtë nuk do të më shoqë

Shkruar nga Pamfleti

Pas lajmeve të ndarjes, "thyen" heshtjen gazetarja: Jam e martuar, bashkëshorti im thjeshtë nuk do të më shoqërojë

Dasara Karaiskaj është një gazetare thumbuese e cila flet pa dorashka për tematika të ndyshme sociale.

Më shumë se gazetare ajo bëhet shpesh pjesë e portaleve për ofendimet që bën kundrejt personazheve të show bizz-t, ku nuk mund të harrojmë sherrin me Encën dhe motrën e saj që degradoi në degjenerime nga ana e palëve.

E martuar prej vitesh me një burrë italian, të cilin nuk e bën publik dhe ka një vajzë, Dasara është shprehur se ka një martesë të lumtur. Prej ditësh mediat po qarkullonin lajmin e ndarjes së saj nga bashkëshorti, por ajo më në fund e theu heshtjen dhe i përgënjeshtroi këto lajme.

“Nuk jam ndarë, unë vazhdoj të jem e martuar bashkëshorti im thjesht nuk dëshiron të më shoqërojë “, ka treguar moderatorja duke qeshur.

Mesa duket atij nuk i pëlqen jeta dhe eventet publike, ndaj Dasara nuk shfaqet krah tij.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Showbiz bashkëshorti Dasara Karaiskaj ndarja