Showbiz 7 Shkurt 2019, 12:23

Pas lajmit të fejesës së Morenës, vjen dhe reagimi i miliarderit iranian

Shkruar nga Pamfleti

Pas lajmit të fejesës së Morenës, vjen dhe reagimi i miliarderit iranian

Ditën e djeshme në të gjitha media bëri bujë lajmi se këngëtarja shqiptare, Morena Taraku, është fejuar. Gjithë aludimet nisën pas një fotoje që ajo publikoi në ‘Instastory’ ku shfaqej me një unazë diamanti në dorë dhe pranë postimit kishte shkruar: “Unë thash po”.

Mirëpo, të gjithë u habitën nga ky postim i Morenës, duke qenë se ajo vetëm pak muaj më parë i dha fund lidhjes me miliarderin iranian, Sasha Sobah, me të cilin patën një ndarje aspak paqësore.

Siç duket Sasha e ka marrë vesh lajmin e fejesës së ish të dashurës dhe ka reaguar në ‘Instastory’. Ai ka publikuar disa imazhe nga udhëtimi i tij në Paris dhe disa foto ku shihet me një femër tjetër, duke treguar kështu se nuk ja ndjen fare për Morenën dhe po vazhdon jetën e tij.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

 

Showbiz fejesë Foto Instagram miliarderi iranian Morena