Aktualitet31 Tetor 2018, 16:57

Pas lojërave të fatit dhe ndalimit të alkoolit, Rama bën publik një tjetër vendim drastik

Shkruar nga Pamfleti
Pas lojërave të fatit dhe ndalimit të alkoolit, Rama bën

Pas vendimit për mbylljen e lojërave të fatit dhe ndalimin e pijeve alkoolike tek të rinjtë kryeministri Edi Rama, ka lajmëruar një tjetër vendim të qeverisë.

 Nga Kukësi numri një i qeverisë shtoi se do të ketë dhe një nismë tjetër që është ndalimi i fëmijëve nën 18 vjeç në klubet e natës.

“Do të ndalohet hyrja e atyre që janë nën 18 vjeç në klubet e natës. Hyrja e tyre do të mundësohet vetëm kur janë të shoqëruar me prindër apo mësues, në rast të kundërt nuk do të ketë asnjë tolerim. Do të shkoj deri në mbylljen e lokaleve deri në një periudhë një vjeçare, duke u bërë të pamundur dhe dhënien me qera të ambienteve”, tha Rama pas mbledhjes së qeverisë.

Aktualitet Rama vendime qeverie