
Frika e ndërkombëtarëve ka kapluar jo vetëm Sali Berishën dhe Ilir Metën, por edhe bashkëshorten e këtij të fundit, Monika Kryemadhin. Kryetarja e LSI është rreshtuar kategorikisht kundër që vetingun në politikë ta udhëheqin ndërkombëtarët.
Vetingu në sistemin e drejtësisë është drejtuar dhe mbështetur nga ndërkombëtarët. Madje, kanë qenë këta të fundit, ata të cilët kanë zbuluar aferat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, siç janë fshehja e pasurisë te familjarët e tyre.
Kryemadhi duket se është trembur nga ata, teksa dje ka deklaruar hapur se ata nuk duhet të jenë pjesë e vetingut në politikë. “Për çfarë jemi? Për protektorat apo vend i pavarur sovran? Sepse na kanë ardhur këta ndërkombëtarët , na janë bërë si me i pas nënë dhe babë, sikur ne të gjithë kemi lindur nëpër shtëpitë e fëmijëve. Ajo çka është më qesharake, ky komunitet ndërkombëtar, i cili ka vënë po themi propozime të tjera, grupet e vetingut që janë të krijuara me votën e PS, sot i ke ata që nuk po pranojnë”, nënvizoi ajo.