Ekonomi23 Mars 2022, 15:33

Pas ndërprerjes së protestave rritet çmimi i naftës, shkon 233 lekë për litër

Shkruar nga Pamfleti
Pas ndërprerjes së protestave rritet çmimi i naftës, shkon

Çmimi i naftës në vend ka filluar të rritet sërish. Ndërprerja e protestave duket se tashmë ka dhënë dorë të lirë për të ndryshuar çmimet. Nga sot deri në 25 mars, nafta do të shitet me 233 lekë për litër, duke pësuar një rritje prej 12 lekësh krahasuar me një ditë më parë.

Ndërkohë, rritje ka pësuar edhe çmimi i benzinës, ku nga 211 lekë që ishte, është bërë 218 lekë. Çmimi i gazit do të mbetet 93 lekë/litri. Vendimi është marrë nga Bordi i Administrimit të Karburanteve.

“Çmimi me shumicë i nënproduktit gazoil do të jetë 227 lekë/litër, dhe nënproduktit benzinë për periudhën 23 mars-25 mars 2022, të jetë 208 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 për periudhën 23 mars -25 mars 2022, të jetë 233 lekë/litri.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228 për periudhën 23 mars-25 mars 2022, të jetë 218 lekë/litri. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz për periudhën 23 mars-25 mars 2022, të jetë 93 lekë/litri. Vendimi i Bordit hyn në fuqi dhe do reflektohet në datë 23 Mars”, thuhet në vendim.

Ekonomi #benzina çmimi nafta