Kronike16 Maj 2022, 15:12

Pas ngjarjes në QSUT, marrin zjarr dy ashensorë në Tiranë dhe në Vlorë

Shkruar nga Pamfleti
Pas ngjarjes në QSUT, marrin zjarr dy ashensorë në Tiranë

Foto ilustruese

Pas ngjarjes në QSUT ku ashensori u bllokua me një punonjës të spitalit dhe një pacient brenda, dy ngjarje të rënda kanë ndodhur në Vlorë dhe në Tiranë. Në kryeqytet dhe në qytetin bregdetar ashensorët e dy pallateve kanë marrë flakë.

Sa i takon Tiranës, ngjarja ka ndodhur në një kompleks pallatesh te Rruga e Kavajës. Raportohet se nuk ka dëme në njerëz. “Më datë 16.05.2022, në Rrugën e Kavajës, në një kompleks pallatesh, ka rënë zjarr në ashensorin e pallatit. Si pasojë  ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, tha policia.

Një reagim pati nga forcat e rendit dhe për Vlorën. Zjarri ka rënë në një pallat në lagjen “1 Maji”.

 Më datë 16.05.2022, rreth orës 13:45, ka rënë zjarr në ashensorin e një pallati, në lagjen “1Maji”, Vlorë. Nuk ka rrezik për banorët. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, tha policia.

Kronike ashensor Flakë Zjarr