Aktualitet27 Qershor 2022, 19:52

Pas Olsian Çelës edhe KLP ndez dritën jeshile për hartën e re gjyqësore: Mbështesim propozimin e KLGJ

Shkruar nga Pamfleti
Pas Olsian Çelës edhe KLP ndez dritën jeshile për

Pas kryeprokurorit Olsian Çela, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka dhënë mbështetje për hartën e re gjyqësore. Edhe pse dikur prokuroria kishte rezerva me argumentin se ishte lënë jashtë konsultimeve, duket se situata ka ndryshuar.

KLP thotë se nesër do t’i përcillet zyrtarisht Ministrisë së Drejtësisë mendimi i tyre për hartën e re gjyqësore. Mbështetja që vjen nga organet e prokurorisë shton sinjalet se do mbetet në fuqi modeli i propozuar nga KLGJ, pavarësisht se avokatët janë kundër.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë u shpreh sot pro hartës së re gjyqësore të propozuar nga KLGj-MD. Kjo hartë në mënyrën si do kompozohet, nuk bie ndesh me interesat e sistemit të prokurorisë i cili funksionon pranë gjykatave. Nesër mendimi i KLP-së do ti përcillet zyrtarisht Ministrisë së Drejtësisë. Edhe Prokurori i Përgjithshëm është shprehur pro këtij projekti. Tani pritet dhe mendimi i Ministrisë së Financave për të analizuar faturën financiare dhe projekti do ti kaloj për miratim Këshillit të Ministrave. KLGj-ja ka detyrimin ta rishohë në çdo 5 vjet hartën për tia përshtatur kompozimin e saj, interesave të sistemit gjyqësor. Prokuroritë e Apeleve që bashkohen në Tiranë, parashikohet ti nënshtrohen këtij procesi pas 6 muajsh, prokuroritë e shkallës së parë pas 9 muajsh, kohë kjo e mjaftueshme për të marrë masa organizative infrastrukturore nga Prokurori i Përgjithshëm dhe të kryhet transferimi i prokurorëve nga ana e KLP-së”, njofton KLP.

Aktualitet harta KLGJ KLP