Politike 9 Maj 2019, 14:47

Pas përplasjes në samit, Thaçi anulon drekën me Metën dhe Vuçiçin

Shkruar nga Pamfleti
Pas përplasjes në samit, Thaçi anulon drekën me Metën

Pas përplasjes, Thaçi anulon drekën me Metën dhe Vuçiçin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shfaqur pakënaqësi për organizimin e samitit në Tiranë dhe ka kritikuar Metën. Për shkak të pakënaqësive në lidhje me qëndrimin që politikanët shqiptarë kanë mbajtur ndaj Serbisë,Thaçi ka anuluar drekën e përbashkët me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Në këtë drekë kanë marrë pjesë presidenti shqiptar, Ilir Meta, presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ai i Bosnjës Milorad Dodik si dhe liderë tjerë, pjesëmarrës në Samitin Brdo-Brijuni.

Gjatë ditës së sotshme, Thaçi kishte refuzuar të ia shtrijë dorën Dodikut, derisa dje kishte kritikuar presidentin Meta pse ai i kishte bërë ftesë Dodikut për të ardhur në Tiranë.

Politike Hashim Thaçi Ilir Meta samit