Politike 9 Korrik 2022, 15:23

Pas protestës, foltorja në delir/ Balliu: Berisha e meriton të jetë kryeministër, nuk ka njeri më të aftë se doktori

Shkruar nga Pamfleti
Pas protestës, foltorja në delir/ Balliu: Berisha e meriton të

Protesta e së enjtes duket se ka entuziazmuar ndjeshëm besnikët e Berishës. Ish-deputeti Klevis Balliu,  ka folur lidhur me protestë, situatën e opozitës dhe deputetët të cilët nuk ju bashkuan protestës së 7 korrikut.

Balliu u shpreh se tashmë opozita i ka kapërcyer konfliktet dhe tani ndihen më të bashkuar se kurrë, sa i përket deputeteve që braktisen protestën ai u shpreh se vetëm 2-3 deputetë nuk morën pjesë dhe se ata që nuk ishin, duhet ti kërkojnë ndjese atyre që ishin në bulevard më 7 korrik sepse nga ata njerëz e kanë marrë votën. Duke thumbuar kështu ish-kryetarin Lulzim Basha , deputetin Bardhi, dhe Kryetarin e PD, Alibeajn.

Të gjithë biem dakord, se nëse opozita do të ishte me aq probleme sa propagandohet nga qeveria, ai shesh s’do ishte mbushur aq nëse do të kishte konflikt dhe çarje, ai shesh s’do ishte mbushur. Nëse i referohemi 2-3 individëve që zgjodhën mos të ishin aty, ata duhet të bëjmë mesazh qytetarëve që t’i kërkojnë ndjesë opozitarëve, qytetarëve që kanë votuar për ta. S’mund të quash përçarje 2-3 persona. Basha, Bardhi dhe Alibeaj nuk ishin në atë protestë. Ata duhet t’i kërkojnë ndjesë që nuk ishin të pranishëm, pasi kanë marrë vota nga qytetarët. Me rëndësi është se sot indiferentizmi është thyer. I kemi gati të gjitha degët për t’u përballur me regjimin dhe jo vetëm. Protesta nuk është vetëm protesta. Do organizohemi në mënyrë që të kemi ide ë të reja në të mirë të vendit, sidomos sa takon situatës ekonomike”, tha ai.

Ndër të tjera, Balliu shtoi se vendit i duhet një njeri i cili di të qeverisë dhe sipas tije kush më mirë se ish kryeministri Sali Berisha di ta bëj rolin e udhëheqësit.

Patjetër që po. Në situatën që është vendi, duhet një njeri që di se çfarë bën. Që ka informacion dhe kupton se çfarë do të thotë qeverisje. Se besoj se ka njeri tjetër më me eksperiencë, më të informuar dhe më të aftë për të qeverisur vendin. Liderit të PD iu përgjigjën qytetarët. Askush s’do e besonte 7 korrikun, apo 6 marsin. Ai i arriti të gjitha. Liderë të tillë janë të radhë”, u shpreh Balliu.

Politike Balliu Berisha kryeminister