Politike 3 Maj 2018, 11:25

Pas Robert Bitrit edhe dy deputetë të tjerë ”braktisin” Monën (Foto)

Shkruar nga Pamfleti
Pas Robert Bitrit edhe dy deputetë të tjerë

Pas Robert Bitrit edhe dy deputetë të tjerë ''braktisin'' Monën (Foto)

Pavarësisht fjalëve në publik, opozita nuk është e bashkuar. Jo vetëm PD dhe LSI që nuk janë në një qëndrim, por edhe brenda partisë së Monika Kryemadhit duket se ka divergjenca.

Në seancën e sotme plenare ish-ministri Lefter Koka, sëbashku me Vangjel Tavon edhe ky ish-ministër nuk kanë ndjekur kryetaren dhe deputetët e tjerë që u larguan nga salla, por kanë vendosur të qendrojnë duke ndjekur punimet. Teksa mori fjalën në Kuvend, kreu i grupit parlamentar të Ps, njëherësh edhe deputet i kësaj force politike, Taulant Balla i falënderoi dy deputetët e LSI që nuk vendosën të largohen nga Kuvendi.

Dy deputetët madje regjistruan edhe pjesëmarrjen në momentin që po votohej rendi i ditës, ndërsa më pas u larguan nga salla. Në seancën e kaluar ishte deputeti Robert Bitri që theu vendimin për t’u larguar nga Kuvendi me grupin. Kujtojmë që përpos ‘rebelëve’ në grup, LSI është përballuar në muajt e fundit me shumë dezertime nga radhët e këshilltarëve në shumë bashki.

 

 

 

Politike Lefter Koka Robert Bitri Vangjel Tavo