Kronike 4 Shkurt 2023, 14:09

Pas Rozeta Dobit arrestohet tjetër pastruese, vodhi miliona leka në një banesë

Shkruar nga Pamfleti
Pas Rozeta Dobit arrestohet tjetër pastruese, vodhi miliona leka në

Përsëritet precedenti i Rozeta Dobit. Një tjetër pastruese ka rënë sot në pranga, pasi ka vjedhur një sasi të madhe parash në banesën e një zyrtareje.

Policia e Tiranës njofton se në pranga ka rënë Elida Kodra, e cila punonte si sanitare në një banesë në rrugën “Vaso Pasha” dhe aty ka grabitur 2000 euro, 300 dollarë dhe 35 000 lekë të rinj.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe në provat e siguruara gjatë një pune të mirëfilltë hetimore për vjedhjen e disa shumave parash, në një banesë në rrugën “Vaso Pasha”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Gracka”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë ndalimi i shtetases E. K., banuese në Tiranë.

Nga provat e siguruara gjatë hetimit ka rezultuar se shtetasja E. K., e cila ka qenë e punësuar për mirëmbajtjen e banesës së shtetasit Z. E., në rrugën “Vaso Pasha”, gjatë javës së fundit ka vjedhur në këtë banesë, 2000 euro, 300 dollarë dhe 35 000 lekë të rinj. 

Gjatë kontrollit të çantës së shtetases E. K., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 840 euro, 600 dollarë dhe 40 900 lekë të rinj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

Polica ende nuk e ka treguar se banesa e kujt është grabitur dhe nëse kemi të bëjmë me një zyrtar. Edhe kur u arrestua Rozeta Dobi, policia e fshehu emrin e Alda Klosit, por më pas doli në ditët emri i saj. Sot Klosi është në qeli, pasi nuk justifikon paratë e sekuestruara.

Kronike Arrestime pastruesja