Politike 7 Dhjetor 2018, 19:03

Pas SHBA, edhe BE frikëson në palcë politikanët shqiptarë: Presim me padurim javën e ardhshme!

Shkruar nga Pamfleti
Pas SHBA, edhe BE frikëson në palcë politikanët

Pas SHBA, edhe BE frikëson në palcë politikanët shqiptarë: Presim me padurim javën e ardhshme!

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe Bashkimi Evrpian ka reaguar lidhur me zbatimin e Reformës në Drejtësi, e cila këtë fundvit pritet të nisë goditjen më të madhe të krimit dhe korrupsionit në nivele të larta. Ashtu si SHBA, e cila paralajmëroi se javën e ardhshme do të hidhet hapi madhor drejt drejtësisë së vërtetë, edhe BE thekson se java e ardhshme do të jetë vendimtare.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, ambasadori i BE-së, Liugi Soreca, shprehet se është një hap i rëndësishëm për Reformën në Drejtësi.

Ambasadori i ri i Bashkimit Europian thekson faktin se po pret me padurim që javën e ardhshme të nisë procesi për ngritjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, institucione këto të cilat do i japin garanci zbatimit të Reformës në Drejtësi.

“Sot, Kuvendi ka zgjedhur anëtarët e KED. Ky është një hap i rëndësishëm për zbatimin e reformës në drejtësi. Ne presim me padurim javën e ardhshme kur Asambleja e Përgjithshme e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve do të takohet për të ngritur KLP dhe KLGJ”, thuhet në reagim.

Politike KLGJ KLP Luigi Soreca Reforma në Drejtësi