
Britania e Madhe ka hedhur poshtë mundësinë e dërgimit të avionëve luftarak në Ukrainë. Lajmin e dha zëdhënës i kryeministrit Rishi Sunak, i cili tha se ky veprim nuk është shumë praktik.
“Avionët luftarakë të Mbretërisë së Bashkuar janë jashtëzakonisht të sofistikuar dhe kërkojnë muaj për të mësuar se si të fluturojnë. Duke pasur parasysh këtë, ne besojmë se nuk është praktike të dërgohen ata avionë në Ukrainë. Ne do të vazhdojmë të diskutojmë me aleatët tanë për atë që ne mendojmë se cila është qasja e duhur,” u tha zëdhënësi gazetarëve.
Presidenti amerikan Joe Biden tha të hënën se Uashingtoni nuk ka ndërmend të dërgojë avionë luftarakë F-16 në Ukrainë. Kancelari gjerman Olaf Scholz gjithashtu dhe ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius kanë thënë vazhdimisht se Gjermania nuk po planifikon të furnizojë Ukrainën me avionë luftarakë.
Britania nuk beson se është praktike të dërgojë avionët e saj luftarakë në Ukrainë, tha të martën një zëdhënës i kryeministrit Rishi Sunak, pasi Kievi tregoi se do të shtynte për avionë të tillë perëndimor.
Pavarësisht kërkesës së vazhdueshme të Ukrainës për avionë luftarak, Perëndimi e sheh dërgimin e tyre si vijë të kuqe për Rusinë.