Politike21 Maj 2019, 08:10

Pas sherrit në Berlin, Haradinaj takon Metën në Durrës dhe thumbon keq Ramën

Shkruar nga Pamfleti
Pas sherrit në Berlin, Haradinaj takon Metën në Durrës dhe

Pas sherrit në Berlin, Haradinaj takon Metën në Durrës dhe thumbon keq Ramën

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim në Durrës me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Të dy politikanët shqiptarë kanë lajmëruar takimin e tyre nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale.

Qëndrime unike me Presidentin Ilir Meta për temat me rëndësi për Kosovën e Shqipërinë”, shkruan Haradinaj.
Ndërsa nga ana tjetër, Meta flet për marëdhënie të forta mes dy vendeve.

Kënaqësi e veçantë të ndaja sërish me Kryeministrin, Ramush Haradinaj në Durrës pikëpamje mbi sfida të përbashkëta që forcojnë marrëdhëniet midis dy vendeve dhe perspektivën e përbashkët evropiane”, shkruan Meta.

Kujtojmë që kryeministri kosovar ka mbajtur gjithmonë marrëdhënie të mira me Metën, ndërsa me kryeministrin Rama është përplasur vazhdimisht për çështje të ndryshme mes dy vendeve. Mesa duket, me Metën kanë të njëjtat pikëpamje dhe qëndrime.

Politike Ilir Meta Ramush Haradinaj