Bota14 Prill 2019, 13:37

Pas sherrit të bujshëm fizik, a do të sjellin bashkëpunim në muzikë dy reperet e njohura

Shkruar nga Pamfleti

Pas sherrit të bujshëm fizik, a do të sjellin bashkëpunim në muzikë dy reperet e njohura

Dy reperet më të suksesshme në botë, Nicki Minaj dhe Cardi B kanë pasur mosmarrëveshje mes tyre  madje duke u konfrontuar edhe fizikisht me njëra-tjetrën. Edhe pse e sollën një bashkëpunim, aleanca nuk zgjati shumë. Konkurenca mes tyre ka ndikuar edhe në një “luftë” e cila nuk ka ndërmend të marrë fund.

Nicky Minaj është reperja e cila solli revulucion në botën e muzikës me mënyrën e të kënduarit. E egër, me mjete të rënda, armë dhe drogë në klipe shokoi industrinë e muzikës. Ajo ishte e para që pranoi operacionet plastike dhe foli hapur për marrëdhëniet seksuale me njerëzit e famshëm për tu rritur në karrierë.

Ylli i Nicky-t filloi të zbehej paksa kur striptisja Cardi B ju fut seriozisht muzikës. E re, trendy, spontane, me njëp sjellje prej mashkulli arriti që shumë shpejt të shndërrohej në një nga reperet më të njoohura në botë duke numëruar trofe dhe çmime “Grammy”.

Në një intervistë të fundit të bërë nga “Variety” , reperja Cardi B është pyetur nëse ajo do të bashkëpunoj në Nicki Minaj në të ardhmen.

Reagimi i Cardi ishte mjaft interesant, ajo nuk dha asnjë përgjigje duke e konsideruar si qesharake pyetjen.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Bota bashkëpunim Cardi B nicky Minaj