Showbiz30 Prill 2019, 10:44

Pas shtrimin në spital, reperi me origjinë shqiptare shfaqet krah Dua Lipës

Shkruar nga Pamfleti

Pas shtrimin në spital, reperi me origjinë shqiptare shfaqet krah Dua Lipës

Para pak ditësh reperi me origjinë shqiptare, Action Bronson, u transportua drejt spitalit duke lënë në mes performacën në një koncert në Kanada.

Siç u bë me dije, shkak për këtë ishte bërë një dritë skenike që nuk funksiononte mirë dhe për pasojë artisti, emri i vërtetë i të cilit është Ariyan Arslani, pati problem me shikimin. Ishte ai vetë që e sqaroi të gjithë ngjarjen me anë të një postimi në Twitter: “U verbova dhe u çorientova nga shpërthimi i një drite skenike natën e kaluar, prandaj nuk munda ta mbaroja performancën time në Ottawa. Tani ndihem më mirë, ju faleminderit. Ato gjëra nuk duhet të lihen më kurrë afër meje, ishte e tmerrshme. Tregohuni të kujdesshëm.” Mund ta imagjinoj babin shqiptar të tij, të zhgënjyer nga djali i tij që u dërgua në spital nga një dritë skenike.

Edhe pse TMZ raportoi se shqiptari ishte në kujdes të specializuar në qendrën shëndetësore, pak ditë pas ngjarjes, Action Bronson duket se e ka kaluar këtë situatë të vështirë. Këtë e shohim në një postim në Instagram të Dua Lipa-s, e cila me anë të disa fotove na tregon se ka vizituar studion e reperit dhe ai shfaqet shëndoshë e mirë pranë saj, madje mund të themi shumë i lumtur.

Tani ajo që mbetet pa shpjegim, është se çfarë po planifikojnë dy artistët shqiptarë, ndonjë bashkëpunim në muzikë apo do jenë partnerë në ndonjë projekt tjetër. Apo Dua thjesht ka bërë vizitat e rastit tek shqiptari i parë që ka gjetur me rastin e Pashkëve.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Showbiz Action Bronson Dua Lipa Spital