Editorial30 Janar 2023, 10:55

Pas skandalit Edi Rama- FBI, shqiptarët dyshojnë edhe tek ambasada amerikane!

Shkruar nga Pamfleti
Pas skandalit Edi Rama- FBI, shqiptarët dyshojnë edhe tek ambasada

Pas skandalit Edi Rama- FBI, shqiptarët dyshojnë edhe tek ambasada amerikane!

Duket se po ndeshen dy FBI, ajo e Amerikës dhe ajo e Edi Ramës. Njëra ka kopsitur gjithë veprimet e mafies dhe ka nisur vetë pastrimin, tjetra ka mbyllur gjithë shtigjet për transparencë dhe ka fshehur thasët e dollarëve nëpër dyshekë e nëpër tuba ajrimi.

 Shkruan Sokol Pepushaj

Korruptimi i shefit të FBI-së nga Mafia, ka mbuluar me hije dyshimi qeverinë shqiptare dhe ambasadën amerikane. Është tronditur Amerika.

Kongresmeni republikan Jim Jordan, ka kërkuar në Kongres edhe mbështetjen e demokratëve në hetimin e skandalit të Charles McGonigal. Komiteti i Hetimit përbëhet nga 12 republikanë dhe 9 demokratë e normalisht nuk mund të mbyllet, siç shpreson mafia shqiptaro- ruso- kineze.

Charles McGonigal, do të vazhdonte edhe sot të grumbullonte para këtej e të bënte jetë luksi andej nga Amerika, Kina apo Rusia, nëse nuk do i zëmërohej dhe pendohej një nga të dashurat e tij.

Po këtej nga ne pse nuk ka as të zemëruar as të penduar?!

FBI e mori agjentin e vet dhe e çoi para drejtësisë. Edhe shumë të tjerë sekserë të tij mungojnë këtej, por, meqë shqiptarët nuk zemërohen as kur i vjedh, as kur i shtyp, pse të ketë pendesë nga vetë mafiozët?

Ambasada amerikane nuk ndihet se merr frymë apo është në koma, kryeministri nuk jep dorëheqje, opozita bën zhurmë për mikrofonat që mbyll Lindita Nikolla, vetëm për të larguar vëmendjen nga skandali. Të gjithë janë bashkë.

Terri informativ ka mbuluar fusha e male; media dhe diplomacia kanë mbyllur gojën; sytë dhe veshët dhe të gjithë janë strukur si pulat kur fluturon huti përmbi kotec. Duket se po ndeshen dy FBI, ajo e Amerikës dhe ajo e Edi Ramës. Njëra ka kopsitur gjithë veprimet e mafies dhe ka nisur vetë pastrimin, tjetra ka mbyllur gjithë shtigjet për transparencë dhe ka fshehur thasët e dollarëve nëpër dyshekë e nëpër tuba ajrimi.

Edi Rama, si pasardhës i diktatorit Enver Hoxha, si antiamerikan i besuar i rusëve dhe kinezëve, e ka studiuar mirë situatën diplomatike. Ai e di, se ky ortek “bore” që ka zënë poshtë një drejtor të FBI-së, disa vartës të tij, rus e kinezë, do të pastrohet nga “Centaurët” amerikanë dhe nuk ka nevojë për “lopatat” e SPAK-ut. Amerikës nuk i “kruhet” kurrizi ynë. Amerikanëve u mjafton të ofrojnë konsulencë për “gjuajtje” në “shenjë” në fushën e “studimit” të peshqve të dy deteve, Adriatikut dhe Jonit. Po, janë mbajtur konferenca me “Peshq” nga “Shtëpia e Lirisë” deri në “Shtëpinë e Bardhë” prej gjashtë vitesh, sa dikush edhe mund të thotë, pse të mos ngrejmë afër monumentit të Gjergj Kastriotit edhe shtatoret e 4 Klaneve Mafioze?! Këtu në shesh të korrupsionit të Ballkanit janë bashkuar tre mrekulli në një. Ka reaksion kimik Deti është bërë kos, e di çdo mafioz i Globit, kosi nuk mban më ujë, e di çdo fshatar, uji nuk duron më shumë “Peshq”, e di tashmë FBI. Prandaj kanë të drejtë që janë ngujuar SPAK-u, Edi Rama, ambasadorja Yuri Kim, mediat, qeveria dhe opozita, pra gjithë ata që kanë vetëm një rrugë tashmë, atë për tek sheshi ku fshatarët kanë shkruar me germa sa një faqe mali: Vini re, vini re, po zemërohen turmat, pas skandalit Edi Rama-FBI, shqiptarët dyshojnë edhe tek ambasada amerikane!/Pamfleti

Editorial #Pas skandalit Edi Rama- FBI #shqiptarët dyshojnë edhe tek ambasada amerikane!