Politike10 Shkurt 2023, 15:53

Pas sulmit fizik të 6 dhjetorit, Berisha merr masa; largon gazetarët nga protesta dhe pajton regji private

Shkruar nga Pamfleti
Pas sulmit fizik të 6 dhjetorit, Berisha merr masa; largon gazetarët

Ish-kryeministri Sali Berisha duket se i druhet një tjetër sulmi fizik në protestën e nesërme. Në tubimin e 6 dhjetorit u qëllua me grusht në fytyrë dhe për këtë arsye, Berisha ka vendosur që transmetimi i protestës të jetë me regji qendrore, duke mos lejuar gazetarët që të jenë të pranishëm.

Në incidentin e dhjetorit, agresori u kamuflua pas gazetarëve dhe si duket Berisha ka vendosur të marrë masa për të fshehur çdo lloj incidenti që mund të ndodhë.

Transmetimi i protestës se nesërme do të jetë regji satelitore. Ecja e Doktorit nga Selia për tek sheshi do te jetë me regji. Mediat janë të lutura të qëndrojnë në shesh”, thuhet në njoftim e “Foltores”

Ndërkohë një ditë më parë “Pamfleti” raportoi se Berisha ka shtuar numrin e truprojave dhe ka angazhuar Agron Kuliçin për të garantuar sigurinë e tij.

Politike Berisha grushti regji qendrore