Bota14 Gusht 2022, 08:50

Pas sulmit me thikë, Salman Rushdie jashtë rrezikut për jetën, del nga intubimi

Shkruar nga Pamfleti
Pas sulmit me thikë, Salman Rushdie jashtë rrezikut për

Pas sulmit me thikë, Salman Rushdie jashtë rrezikut për jetën, del nga intubimi

Dy ditë pasi u godit me thikë shkrimtari Salman Rushdie ka lënë intubimin dhe tashmë është në gjendje më të mirë shëndetësore. Ndonëse ende autoritet shëndetësore nuk ka kanë dhënë detaje për gjendjen e tij, miqtë e Rushdie kanë postuar disa statuse në rrjetet sociale, në të cilat thuhet se shkrimtari tashmë është më mirë dhe është në gjendje që të flasë.

Rushdie, 75 vjeç, u sulmua teksa po mbante një fjalim në Nju Jorku. Ai ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore, madje ishte raportuar se mund të humbte shikimin në njërin sy, por kjo ende nuk është konfirmuar.

Policia e Nju Jorkut ka identifikuar autorin e dyshuar, Hadi Matar, 24-vjeç nga Fairview, Nju Xhersi, i cili kishte blerë një biletë për të ndjekur leksionin e autorit në Institutin Chautauqua. Ai ka dalë në podim dhe ka ka goditur me thikë shkrimtarin me origjinë indiane të paktën 10 herë, në fytyrë, qafë dhe bark.

Ende nuk dihet shkaku i sulmit. Pas ngjarjes, gazeta e linjës radikale Kayhan, kryeredaktori i të cilës emërohet nga Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Khamenei, shkroi: “Një mijë bravo… për njeriun e guximshëm dhe të përgjegjshëm që sulmoi të ligun Salman Rushdie në Nju Jork. Dora e njeriut që grisi qafën e armikut të Zotit duhet puthur”.

Udhëheqësi i revolucionit islamik të Iranit në vitin 1979, Ayatollah Ruhollah Khomeini, nxori një dekret fetar në vitin 1989 që u bënte thirrje myslimanëve në mbarë botën të vrisnin autorin me origjinë indiane pasi libri i tij u konsiderua si blasfemi, duke e detyruar Salman-in që të qëndronte prej vitesh i fshehur.

Shkrimtari me origjinë indiane, Salman Rushdie është kërcënuar me vdekje për shkak të punës së tij gjatë një karriere letrare prej pesë dekadash. Shumë nga librat e 75-vjeçarit kanë qenë të suksesshëm, me romanin e tij të dytë, ‘Midnight’s Children’, që fitoi çmimin Booker në 1981. Por ishte pikërisht romani i tij i katërt, ‘Vargjet Satanike’ (The Satanic Verses), i botuar në 1988, që u bë vepra e tij më e diskutueshme, duke sjellë trazira e me shumë mundësi edhe plagosjen rëndë.

Bota Salman Rushdie