Aktualitet 1 Janar 2023, 14:05

Pas Tiranës, edhe në Durrës fëmija i parë për 2023 është vajzë

Shkruar nga Pamfleti

Pas  Tiranës, edhe në Durrës fëmija i parë që lindi në vitin e ri 2023 është vajzë.

Foshnja e parë për këtë vit është një vajzë, që priti lindjen e plotë të diellit për të ardhur në jetë. Pas një nate të qetë në maternitetin e Durrësit, sipas drejtuesve të spitalit, fëmija i parë erdhi në orën 07.40 të datës 1 janar dhe bebja vajzë lindi me peshë 2700 gramë.

Vitet e fundit numri i lindjeve në maternitetin e Durrësit ka ardhur në rënie për shkak të faktorëve të ndryshëm. Mesatarisht, në Durrës, çdo muaj vijnë në jetë rreth 200 foshnja.

Ndërkohë në Tiranë 11 bebe kanë ardhur në jetë orët e para të vitit 2023.

Aktualitet Durrës fëmija i parë për vitin e ri