Sport25 Shkurt 2022, 16:33

Pas UEFA-s, edhe Formula 1 i bën “golin” Rusisë, anulon garën e Soçit

Shkruar nga Pamfleti
Pas UEFA-s, edhe Formula 1 i bën “golin” Rusisë, anulon

Pas UEFA-s, edhe Formula 1 i bën “golin” Rusisë, anulon garën e Soçit

Pas situatës së luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, një tjetër federatë sportive ka marrë vendim për të dënuar shtetin rus me mënyrën e saj. Formula 1 ka anuluar këtë vit garën e Soçit që do të zhvillohej në shtator të këtij viti.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Formula 1 ka deklaruar përfundimisht që gara e këtij sezoni në shtetin rus nuk do të zhvillohet, për shkak të situatës të krijuar.

“Ne po e ndjekim me trishtim të madh situatën e Ukrainës, duke shpresuar për paqe në një situatë të tillë. Formula 1, FIA dhe ekipet kanë diskutuar pozicionin e sportit tonë dhe ne dolëm në konkluzionin se është e pamundur të garosh në Rusi në një situatë të tillë”, shkruhej në deklaratën e postuar.

pic.twitter.com/S02vQwhCoQ

— F1 Media (@F1Media) February 25, 2022

Sport Çmimi i Madh i Rusisë Formula 1