alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Pas vrasjes së Elvis e Fatmira Dedajt, Festim Qoli u mori karburantin; mister në emrin e kujt i ka kaluar pasuritë e tjera

28/05/2022, 19:44
ne Aktualitet, Tirana
A A

Nuredin Dumani, nisur nga rrëfimet e deritanishme para SPAK-ut, mund të konsiderohet si një nga bashkëpunëtorët më të rëndësishëm të drejtësisë shqiptare, në luftën kundër grupeve kriminale, krahas Adriatik Colit që zbërtheu bandën e Durrësit apo Ndriçim Gjokonës që fundosi bandën e tritolit duke ndalur serinë vrasjeve nga killeri gjakftohtë Julian Sinanaj.


-Lexo edhe:

Vijon shtimi i rasteve me Covid, 671 persona të infektuar gjatë 24-orëve të fundit

Shitja e sekreteve shtetërore, gazetari nxjerr detajet: Spiuni “Çelësi” ndodhej në zyrën e presidentit Meta

Pas rrëfimit të Nuredin Dumanit, i akuzuar për 17 krime të rënda, SPAK ka shpallur në kërkim Festim Qolin, i njohur si ‘Festja’ i Durrësit, si i dyshuar për vrasjen e ortakut të tij, 36-vjeçarit Elvis Dedaj në 5 qershor të vitin 2012 në Durrës si dhe për porositjen e vrasjes së nënës së tij, Fatmira Dedaj, një vit më pas, në 2013. Fatmira Dedja u vra në mënyrë makabre nga Talo Çela, në bashkëpunim me Dumanin, kundrejt pagesës 40 mijë euro.

Para vrasjes së nënë e bir, Festim Qoli rezultonte bashkëpronar me Fatmira Dedajn në biznesin e tregtimit të karburanteve në Durrës. Qoli kishte 49 % të pikës së karburantit, ndërsa Fatmira Dedaj, e cila mbulonte të birin, kishte 51 %. Fatmira Dedaj u vra në 14 shtator 2013 nga Talo Çela, i kontraktuar nga Nuredin Dumani, gjithnjë sipas dëshmisë së Dumanit, për llogari të Festim Qolit.

Në 21 dhjetor 2013, aksionet e Fatmira Dedajt i kalojnë të bijës, Matilda Habili Gjatja. Në 6 qershor të vitit 2014, e bija e Fatmira Dedajt ia shet 51 aksionet Festim Qolit për vetëm 51 mijë lekë. Me këtë lëvizje, Festim Qoli bëhet pronar i vetëm i karburantit, i cili në fakt ishte ngritur me paratë e dyshimta të Elvis Dedajt. Një javë pasi merr karburantin, Festim Qoli pezullon aktivitetin e kompanisë.

Në dosjet e drejtësisë shqiptare, Festim Qoli, i njohur me nofkën ‘Feste’, rezulton precedentë kriminalë që në vitin 1998, ndonëse nuk është dënuar kurrë për asnjë vepër penale, të paktën në Shqipëri.

Festim Qoli rezulton në dosjen e ish bandës së Durrësit, me në krye Lulzim Berishën. I penduari i drejtësisë që rrëfeu krimet e bandës, Adriatik Coli, ka deklaruar se në vitin 1998, Festim Qoli dhe Lul Berisha kanë qëlluar ndaj njëri-tjetrit me pistoletë. Coli u rrëfye para drejtësisë në vitin 2006, duke çuar prapa hekurave 16 persona.

“… në muajin dhjetor të vitit 1997, unë u ktheva në Shqipëri, pasi më ktheu policia gjermane. Kur u ktheva në shtëpi, përballë banesës time, kishte ardhur për të jetuar një familje e re. Pjesëtar i kësaj familje ishte shtetasi Lulëzim Berisha, i moshës rreth 35 vjeç. Unë këtë shtetas e njihja. Si rezultat i fqinjësisë ne krijuam shoqëri me njëri-tjetrin, e cila u forcua akoma dhe më shumë, pasi Lulin e qëlloi me pistoletë, Festim Qoli, të cilin e thërrisnin “Feste”. Kjo ngjarje ka ndodhur në verë, ndoshta në vitin 1998, tek lokali “Xhorxhit të Nores” që ndodhet në afërsi të “Nish Gomës” së vjetër në Durrës. Nga Luli dhe persona të tjerë kam mësuar se së bashku me “Festen”, atë ditë që u qëllua Luli ka qenë edhe K. P. Të dy këto shtetas kanë qëlluar ndaj Lulit. Edhe Luli i kishte qëlluar këta të dy me pistoletë, po nuk i kishte goditur. Unë kam mësuar se shkaku i përplasjes me armë midis “Festes” dhe Lulit ishte banal…”, ka pohuar Adriatik Coli.

Pasuritë e tjera

Përveç pikës së karburantit, sipas dosjes së SPAK, Festim Qoli dhe Elvis Dedaj kanë pasur edhe prona të tjera të përbashkëta të regjistruara në emër të Festim Qolit por gjatë vitit 2011 – 2012 Elvisi ka kërkuar që secili të marrë pjesën e tij prandaj ata kanë filluar veprimet që t’i ndajnë pronat ndërmjet tyre. Ndërsa Nuredin Dumani ka rrëfyer se Festim Qoli ka restorant, bar-kafe, lokal dasmash, ushqimore me shumicë etj., në zonën e Nishtullës në Durrës. “Ai kishte reputacion pasi ka shumë para dhe biznese.

Festimi ka pasur një karburant në Shkozet afër Urës së Dajlanit që e ka shitur në vitin 2020. Ka gjithashtu një godinë trekatëshe në zonën e njohur si Nishtulla, në të cilin ka aktivitet Bar Kafe “Spiranca”, ushqimore me shumicë edhe një restorant dasmash”, ka pohuar Dumani. Por, në emrin e Qolit rezulton vetëm karburanti, të cilin sipas Dumanit e ka shitur në vitin 2020. Mbetet mister deri më tani se në emrin e kujt janë regjistruar pasuritë e tjera të pretenduara. /Shqiptarja.com/

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Aktualitet

Vijon shtimi i rasteve me Covid, 671 persona të infektuar gjatë 24-orëve të fundit

02/07/2022, 16:02
Aktualitet

Shitja e sekreteve shtetërore, gazetari nxjerr detajet: Spiuni “Çelësi” ndodhej në zyrën e presidentit Meta

02/07/2022, 12:19
Aktualitet

U arrestua për grabitjen e vilës së Marco Verrattit në Ibiza, flet shqiptari: Jam i pafajshëm, erdha pasi kishte ndodhur ngjarja

02/07/2022, 11:25
Aktualitet

Barometri i Ballkanit: Shqipëria vendi më arsimdashës në rajon

02/07/2022, 10:12
Aktualitet

Gazeta më e madhe zvicerane: Çmimet rekord po ‘shtypin’ shqiptarët!

02/07/2022, 10:05
Aktualitet

Rama mburret me arritjet e qeverisë: Turistë nga gjithë bota po vijnë nga aeroporti i Kukësit

02/07/2022, 9:05
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Murinjo dhuron ‘shou’ edhe si shofer autobusi, por portugezi për pak rrezikoi përplasjen me policinë (Video)

Murinjo dhuron ‘shou’ edhe si shofer autobusi, por portugezi për pak rrezikoi përplasjen me policinë (Video)

Zbardhen milionat që përfitojnë deputetët/ Kush janë 21 ligjvënësit e Tiranës që morën dieta, emrat që i refuzuan dhe benefitet për qira e telefon

Lajmi i Dites

Dritani, “loja e zjarrit” me kishën serbe i hap luftë me Milo Gjukanoviç

Dritani, “loja e zjarrit” me kishën serbe i hap luftë me Milo Gjukanoviç

02/07/2022, 13:17

Lajmet e fundit

Vijon shtimi i rasteve me Covid, 671 persona të infektuar gjatë 24-orëve të fundit

02/07/2022, 16:02
Arrestohet me forcë nga ushtria ruse, ylli i hokejit sapo kishte firmosur kontratën e majme me skuadrën e Filadelfia Flaiers (Video)

Arrestohet me forcë nga ushtria ruse, ylli i hokejit sapo kishte firmosur kontratën e majme me skuadrën e Filadelfia Flaiers (Video)

02/07/2022, 15:56

Sa “paguhet” një pensionist në muaj? Kriza e çmimeve dhe problemet e shtresave në nevojë

02/07/2022, 15:54

Rruga Kardhiq-Delvinë, Tritan Shehu: Rama duhet të japë llogari për 7 vitet vonesë dhe koston e shtrenjtë të projektit

02/07/2022, 15:46
Trajneri që shkroi historinë i “shkel syrin” Shqipërisë: Porta mund të hapet, Broja nuk duhet trumbetuar gjithë kohës si fenomen

Trajneri që shkroi historinë i “shkel syrin” Shqipërisë: Porta mund të hapet, Broja nuk duhet trumbetuar gjithë kohës si fenomen

02/07/2022, 15:33

Ervin Salianji rrezikon prangat, Apeli rihap çështjen “Babale”; dënimi me 1 vit burg mund të marrë formë të prerë

02/07/2022, 15:28

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In