Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i ka bërë thirrje edhe njëherë partive politike, se 8 marsi, është afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputet në çdo qark.
Postimi i plotë:
Lista të personave me integritet dhe që plotësojnë kriteret e plota ligjore.
Mbeten dhe pak ditë nga data 8 Mars, që është edhe afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputet për çdo qark. Inkurajoj partitë politike të zgjedhin kandidatura me integritet dhe që plotësojnë kriteret ligjore për të qenë përfaqësues të shqiptarëve. #8mars