
Ish-ministri dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo ka reaguar për dhënien e pasaportave me koncension tek të huajit e pasur nga qeveria shqiptare.
Sipas Pollos, Rama “jo vetëm po e paraqet Republikën si shtet zuzar që shkel marrëveshjet, por po çon drejt anulimit të liberalizimin e vizave”.
Në një reagim të bërë në Twitter, demokrati shprehet se “lëshimi i pasaportave nga një firmë private do të thotë se shtetas shqiptarë mund të bëhet edhe derri e dosa nga çdo vend i botës, edhe nga shtete jo miqësore me ne dhe me BE”.
Reagimi i plotë:
Me “pasaportat e florinjta” Edi Rama jo vetëm po e paraqet Republikën si shtet zuzar që shkel marrëveshjet. Ai po çon drejt anullimit arritjen e madhe të qeverisë së PD në v. 2010: liberalizimin e vizave pra udhëtimin lirisht në Europë. Po ashtu lëshimi i pashaportave nga një firmë private do të thotë se shtetas shqiptarë mund të bëhet edhe derri e dosa nga çdo vend i botës; edhe nga shtete jo miqësore me ne dhe me BE. Mjafton që të paguajnë e të lyejnë rrotën. (kjo ka ndodhur pak vite më parë edhe në dy-tre shtete të BE të cilët e anulluan me urgjencë mbasi u plasën skandale korrupsioni). Rrezik sigurie e dëm reputacioni!