alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Pasardhësi

02/12/2021, 21:17
ne Forum
A A
Pasardhësi

Pasardhësi

Sot çdo anëtar i PD duhet të ndjehet i turpëruar nga ky fosil i Enver Hoxhës, nga ky pasus i enverizmit në Shqipëri dhe nga një prej figurave më pa personalitet, më të pafytyrë dhe më të errët të historisë së Shqipërisë. Mendoni që në vitin 2021, ky aksident i rëndë i historisë së Shqipërisë, do të fusë Shqipërinë në luftë me Perëndimin për hallet e tij.

Shkruan Mero Baze


-Lexo edhe:

Nëse Putini do të ishte grua …

Megjithatë, Ilir Meta e ka arritur suksesin e parë

Kjo foto i përket fundit të viteve ‘70. Në shtëpinë e Enver Hoxhës është Sali Berisha. Është ftuar personalisht nga Enver Hoxha, me rekomandim të nuses së djalit të tij, Liliana Hoxha, me të cilën kishte miqësi personale pasi ndanin dhe pushimet bashkë në Pogradec.

Foto është në hollin e shtëpisë së Enver Hoxhës. Në mur mund të dalloni një portret pikturë të Nexhmije Hoxhës dhe momentin kur Enver Hoxha ka hyrë në holl t’i përshëndesë.

Tani disa gjëra duhet t’i  sqarojmë përfundimisht dhe të mos i relativizojmë.

Së pari, ky njeri vazhdon gënjen publikisht dhe thotë se nuk e kam takuar kurrë Enver Hoxhën. Kjo foto është origjinale dhe unë personalisht jam gati të ballafaqohem me të në gjyq, por dhe me prova të tjera, për çdo përpjekje të tij për ta kundërshtuar. Po të dojë dhe në Gjykatën e Parisit, ku ai çon akuzat “për fyerje në internet”.

Së dyti, ky njeri që bën si anti komunist dhe mallkon ata nostalgjikë të parrezikshëm që publikojnë foto të Enver Hoxhës, ndërsa vetë, si një pasardhës i tij, fsheh një histori të errët raportesh me familjen e diktatorit, duhet të flaket nga politika shqiptare si një vemje.

Tani e besoj Nexhmije Hoxhën që tha se kur takoi Enver Hoxhën, dy javë nuk lau dorën. Mund të ketë qenë dhe ky momenti.

Por më e rëndësishmja nga të gjitha, është se ky njeri është pasardhës real i Enver Hoxhës në politikën shqiptare, pasi ju besua PD në dhjetor të vitit 1991, si parti pro-perëndimore dhe demokratike, dhe pas 30 vjetësh betejë për të mposhtur shoqërinë shqiptare me stilin e tij enverist në politikë, tani po përdor 11 dhjetorin e 2021, për të krijuar një parti anti- perëndimore, siç do të kishte dashur ta krijonte Enver Hoxha.

Për 30 vite ai përdori çdo metodë të Enver Hoxhës brenda PD dhe jashtë saj, ku mundi, ndërsa tani po përpiqet të realizojë dhe ëndrrën anti-amerikane të Enver Hoxhës, për të rikthyer partinë që i tregonte SHBA-së se Shqipëria ishte shkëmb graniti në brigjet e Adriatikut.

Pas 30 vitesh në pushtet, Enver Hoxha më 1975 ishte i angazhuar të luftonte grupet liberale në Shqipëri, në ushtri, kulturë dhe ekonomi. Sali Berisha po përpiqet të eleminojnë agjentët e SHBA në parti.

Sot çdo anëtar i PD duhet të ndjehet i turpëruar nga ky fosil i Enver Hoxhës, nga ky pasus i enverizmit në Shqipëri dhe nga një prej figurave më pa personalitet, më të pafytyrë dhe më të errët të historisë së Shqipërisë. Mendoni që në vitin 2021, ky aksident i rëndë i historisë së Shqipërisë, do të fusë Shqipërinë në luftë me Perëndimin për hallet e tij.

PD duhet ta flakë Sali Berishën si një leckë pa vlerë, për të kuptuar vlerën e saj. Ndryshe do vdesë si një parti e përdhunuar nga një enverist. PD nuk ka pse pranon dikë që nuk e pranon Shqipëria.

ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Forum

Nëse Putini do të ishte grua …

11/08/2022, 23:36
Forum

Megjithatë, Ilir Meta e ka arritur suksesin e parë

11/08/2022, 20:18
Forum

Ç’kodimi i shpërthimit të Ilir Metës!

11/08/2022, 19:57
Forum

Meta presion Berishës për Tiranën, si akt ‘pendese’ për ‘vuajtjen’ nga dosja e Sigurimit

11/08/2022, 19:00
Dështimi që s'do lejuar!
Forum

Dështimi që s’do lejuar!

11/08/2022, 14:00
Meta që ndërtoi pallat tek 'Astiri' bëhet merak për Tiranën! Vajton Havziun dhe dekoroi ish-sigurimsa
Forum

Meta që ndërtoi pallat tek ‘Astiri’ bëhet merak për Tiranën! Vajton Havziun dhe dekoroi ish-sigurimsa

11/08/2022, 13:59
Kliko me shume
Lajmi Tjeter

Kushtetuesja zbardhi vendimin, Meta: Nuk e kam lexuar, s’kam kërkesë për shpalljen e zgjedhjeve në 6 bashki

“Përballja me Berishën, e paevitueshme”, Basha: Nuk ndaloj dikë të vetëpërjashtohet

Lajmi i Dites

A është pakti i Abazoviçit me Kishën serbe një model për marrëveshjen Serbi-Kosovë?!

A është pakti i Abazoviçit me Kishën serbe një model për marrëveshjen Serbi-Kosovë?!

11/08/2022, 10:57

Lajmet e fundit

Nëse Putini do të ishte grua …

11/08/2022, 23:36

Goran Rakiç takohet me komandantin e KFOR-it, kundërshton vendimet e Kurtit

11/08/2022, 23:28

Arrestimi i Sokol Bodes, Alibeaj: Policia e lidhur me krimin dhe trafikun e drogës, Rama kanabizoi vendin

11/08/2022, 23:02

Metës nuk i del inati, tjetër thirrje durrsakëve për të rrëzuar Ramën: Duhet të reagoni, të mbrojmë identitetin tonë

11/08/2022, 22:56

E pazakontë në Itali/ Hapën tunel për të grabitur bankën dhe u bllokuan brenda, lajmërojnë policët që t’i shpëtojnë

11/08/2022, 22:44

“Piramida e Saliut po shkërmoqet”, Frrok Çupi: Foltorja do të shpallet armatë terroriste nëse provokon trazira dhe dhunë në shtator

11/08/2022, 22:42
Currently Playing

Fortex

Fortex

00:00:08

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

    The Instagram Access Token is expired, Go to the Customizer > JNews : Social, Like & View > Instagram Feed Setting, to refresh it.

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In