Politike25 Maj 2019, 16:42

Pasi BE dënoi dhunën, Salianji i hedh benzinë zjarrit para protestës: Liria fitohet me luftë!

Shkruar nga Pamfleti
Pasi BE dënoi dhunën, Salianji i hedh benzinë zjarrit para

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji i ftuar OraNews teksa komentoi protestën e 6-të kombëtare të opozitës, që pritet të nisë në orën 19:00 u shpreh se opozita lufton për të drejtën më themelore, zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

“Benjamin Franklin thoshte se ata që do të heqin dorë nga liria thelbësore, për të blerë një siguri të vogël të përkohshme, ata nuk meritojnë as lirinë as sigurinë, ne i meritojmë të dyja prandaj luftojme për të drejtën më themelore, zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Liria gjeresisht trajtohet si e drejta me thelemore e njeriut, një ideal për të cilin ja vlen të luftosh dhe në shume raste liria eshte fituar duke dhënë jetën. Gjithçka është fituar me shumë sakrificë dhe luftë. Lufta kundër fuqisë absolute të mbretërve, lufta kundër shtypjes së grave, lufta ndaj skllavërisë, paragjykimit, injorances, lufta ndaj diktatures ne Shqipëri etj, ne kemi detyrimin të zgjidhim dhe t’iu trashëgojmë brezave të drejtën për të zgjedhur dhe për ti zgjedhur lirisht.” – tha ish-deputeti Salianji.

Politike