Aktualitet29 Tetor 2018, 20:28

Pasi i dha Shkëlzenit 2 milionë dollarë trimërohet “xhuxhi”, kërcënon Saliun: Liri mblidh burrin se ka hyrë n

Shkruar nga Pamfleti
Pasi i dha Shkëlzenit 2 milionë dollarë trimërohet

Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako ka reaguar pas statusit të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili fliste për një bisedë të gruas së tij në parukeri. Që prej daljes së nofkës “xhuxhi” në përgjimet e grupit kriminal Daku ka filluar të ‘trimërohet” në komunikimet e tij. Me sa duket ai i ka harruar 2 milionë dollarët që ia dha Shkëlzenit, vetëm që Basha të hiqte nga lista e kandidimit në Durrës Agron Dukën.

Postimi i Dakos

Sot toçi i Saliut ja paska lënë radhën Babës vet.. Po Baba ka kohë që ka rrjedh s’është më ai që ka qenë! Ka filluar të bëjë politikë me fantazira videosh erotike dhe me thashetheme parukerish tani, se lekët s’i ka hequr kurrë nga goja as kur s’i kishte dalë kaq keq vetja nga kontrolli.

Zonja Liri mblidhe burrin të lutem se ka hyrë në kthesë të keqe shumë duke u marrë me gratë e dynjasë! Merru me Gjushin thuaji se ta ka bërë borxh, e gjeti Durrësin bastion të PD dhe e ktheu bastion të PS… Po t’i lëri gratë ai, sado i rrjedhur që të jetë zonja Liri!

Edhe ti Lulzim toçi, shih si e katandise Babën me gomarllëqet e tua! Ç’paske qenë mor burrë, krap nga trupi e cironkë nga truri.

 

 

Aktualitet Dako Saliu