Showbiz26 Mars 2019, 15:22

Pasi njoftoi fansat për largimin nga muzika, këngëtari i njohur bën veprimin e papritur

Shkruar nga Pamfleti

Pasi njoftoi fansat për largimin nga muzika, këngëtari i njohur bën veprimin e papritur

Dy javë më parë reperi i njohur i hitit “Si Bugatti”, Skerdi habiti të gjithë fansat dhe ndjekësit e tij teksa lajmëroi nëpërmjet një postimi se do të shkëputej nga muzika për një periudhë kohore.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

“Do të bëj pushim për pak kohë, në mënyrë që të jem shumë energjik atëherë kur të rikthehem. Do shihemi shumë shpejt me projekte dhe gjëra të reja, atëherë kur është momenti im”, shkruante në postimin e tij Skerdi ku tregonte se nuk do të ishte më pjesë e labelit të njohur ‘Redbox’.

Mirëpo, pak më parë ai i ka lënë pa fjalë të gjithë fansat teksa nëpërmjet një postimi ka lajmëruar se do të sjellë projektin e tij të ri muzikor.

Edhe pse kanë kaluar shumë pak ditë, Skerdi ka publikuar një foto të shkëputur nga xhirimet e klipit të ri dhe pranë saj ka shkruar ‘Së shpejti…’

Showbiz Instagram Njoftim Skerdi