Aktualitet22 Qershor 2022, 08:28

Pasi refuzoi Brukselin, Rama niset drejt Francës me djalin e vogël

Shkruar nga Pamfleti
Pasi refuzoi Brukselin, Rama niset drejt Francës me djalin e vogël

Pas deklaratës për mospjesëmarrjen në Samitin e Brukselit, pasditen e djeshme Rama ka zgjedhur të largohet nga Shqipëria  bashkë me djalin e tij të  vogël drejt Francës, shkruan ABC News.

Shpesh herë kryeministri Edi Rama është kritikuar nga kundërshtarët politikë për udhëtimet zyrtare me “Air Albania”, pasi sipas tyre kostoja e udhëtimit është shumë e lartë. Por kësaj here ajo që vihet re është se kryeministri ka zgjedhur të udhëtojë me ‘economy class’ drejt Francës duke ndarë fluturimin me shumë pasagjerë të tjerë.

Rikujtojmë se ditën e djeshme, Rama ishte i pari që dha një deklaratë në lidhje me samitin e BE-së ,ku deklaroi  se nuk ka ndonjë arsye për të shkuar në Samit për sa kohë i gjithë Unioni është i rrëmbyer nga Bullgaria, një spektakël, që sipas tij, nuk është i mirë për t’u parë. Nga ana tjetër Presidenti serb dhe Kryeministri maqedonas thanë se do të vendosin sot lidhur me qëndrimin që do të mbajnë ndaj takimit në Bruksel. Liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor janë ftuar në Bruksel në ditën e parë të Samitit të Liderëve të BE-së, që do të mbahet më 23 dhe 24 qershor. Në këtë samit, krerët e 27 vendeve anëtare të BE-së do të marrin këtë javë në konsideratë aplikimet për statusin e vendit kandidat të Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë

Aktualitet Edi Rama francë Samiti i BE-se