
Pasi dha afro 1 mijë medalje, dekorata e tituj në krye të Presidencës, Ilir Meta ja ka arritur ditës që dhe ai të dekorohet. Nuk është Bajram Begaj, por presidenti i Mongolisë Ukhnaa Khurelsukh, ai i cili i ka akorduar Metës një dekoratë. Nuk i dihet arsyeja, por ish-presidentit e ka pranuar me kënaqësi.
“Prita sot delegacionin e kryesuar nga Kryetari i grupit parlamentar të miqësisë Shqipëri-Mongoli, z. Battumur, të cilët po zhvillojnë një vizitë zyrtare në Tiranë, me ftesë nga Kuvendi i Shqipërisë.
Pranova me kënaqësi dekoratën e lartë të akorduar nga Presidenti i Mongolisë, z. Ukhnaa Khurelsukh.
Takimi ishte shumë miqësor dhe i urova një vizitë të mbarë në ditët në vijim”, shkruan Meta.
Sa ishte president, Meta nuk la njeri pa dekoruar. Por duket se ka infektuar dhe presidentin mongol, i cili duket se lëshon dekorata ngado.