Sport 3 Janar 2023, 17:28

“Paskemi marrë 4 trajnerë”, tifozët shqiptarë të pakënaqur me Silvinjon në krye të stolit kuqezi: Përsëri autoshkollë ne

Shkruar nga Pamfleti
“Paskemi marrë 4 trajnerë”, tifozët shqiptarë

“Paskemi marrë 4 trajnerë”, tifozët shqiptarë të pakënaqur me Silvinjon në krye të stolit kuqezi: Përsëri autoshkollë ne

Emërimi i ish-futbollistit brazilian Silvinjo në pankinën e përfaqësueses shqiptare, duket se nuk ka kënaqur mbështetësit kuqezi. Këta të fundit kanë shprehur hapur pakënaqësinë e tyre, duke komentuar në rrjetet sociale emërimin që u bë publik gjatë të hënës pasdite nga FSHF.

Pikërisht në komentet e lajmit në fjalë në faqen në Facebook të institucionit të futbollit, përtej dëshirës për të parë sukseset e Shqipërisë, nuk kanë munguar thumbimet dhe talljet në adresë të emërit të ri në krye të stolit të kombëtares sonë.

“Paskemi marrë 4 trajnerë njëherësh”, shkruajnë disa tifozë, duke iu referuar faktit se Silvinjo është emri “futbollistik” i 48-vjeçarit i cili në fakt quhet Sylvio Mendes Campos Júnior. “Pyeteni nëse e di nga i bie Peqini” ngacmon një tjetër. “Nëse fiton, ky bëhet me origjinë delvinjot”, shton një tifoz i tretë.

Megjithatë, një gjë bashkon shumicën e tifozëve në këtë drejtim, pasi ata janë të bindur se ky është një tjetër rast kur një i ri vjen të mësojë trajningun në kurriz të Shqipërisë, siç ndodhi më parë me Panuçin. “Kombëtarja meritonte një trajner ekspert dhe me emër dhe jo të bëhet autoshkollë për ish-futbollistë që si trajnerë s’kanë arritur asgjë”, thekson një tifoz në komentin në postimin FSHF-së.

Sport Silvinjo tifozët shqiptarë trajneri i ri i Shqipërisë