alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Pasojat e pandemisë në vend, VOA: Përveç varfërisë dhe uljes së cilësisë së arsimit, rriti rastet e dhunës tek fëmijët

26/12/2021, 20:28
ne Aktualitet, Sociale
A A

Pandemia e koronavirusit ka rritur varfërinë e fëmijëve dhe ulur cilësinë e arsimit, ndërkohë që një shqetësim i rritur mbeten rastet e dhunës.


-Lexo edhe:

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës: Nëse BE braktis Ballkanin, rusët dhe Kina do të shtrijnë tentakulat e tyre!

Operacioni i SPAK u dekonspirua? Agjencia e Mbikëqyrjes Policore nis hetimet: Mes të arrestuarve edhe një punonjës policie

Vetëm në Bashkinë e Gjirokastrës janë menaxhuar këtë vit 31 raste të fëmijëve në mbrojtje ku denoncimet kanë nisur të vijnë edhe nga zonat rurale. Shqipëria ka përmirësuar kohët e fundit legjislacionin për mbrojtjen e fëmijëve pas incidenteve të rënda të krimit dhe dhunës ndaj fëmijëve.

Pak kohë më parë siluetat e vendosura nga Organizata Botërore e Fëmijëve UNICEF në Qendrën Historike të Gjirokastrës mbartnin secila nga një mesazh: atë të viktimavë të dhunës ndaj fëmijëve.

Vetëm për vitin 2021, Bashkia e Gjirokastrës ka menaxhuar 31 fëmijë në nevojë për mbrojtje, tre prej të cilëve raste të dhunës dhe 4 raste me fëmijë të larguar nga familja.

Në Qarkun e Gjirokastrës që përfshin edhe Tepelenën dhe Përmetin nuk kanë munguar këtë vit edhe incidentet e rënda me persona të akuzuar për ngacmime dhe dhunë seksuale ndaj fëmijëve.

Drejtoresha e Shërbimeve Sociale dhe Shëndetësore në Bashkinë e Gjiroakstrës, Albana Allushi thotë se në dy raste të kohëve të fundit policia ka arrestuar bashkëjetuesit dhunues të fëmijëve, ndërsa 10 raste të tjera janë ndjekur në qendrën e posaçme kundër dhunës që funksionon në këtë bashki.

“Ka ardhur në rritje numri i denoncimeve dhe ajo që evidentohet është numri i lartë i denoncimeve që vijnë edhe nga zonat rurale. Duke iu referuar përbërjes së rasteve ajo që shihet është se ato evidentohen në familje me nivel të ulët ekonomik dhe arsimor“, thotë ajo.

Ndërsa Diana Haxhiaj, koordinatore e sektorit kundër dhunës në Policinë e Gjirokastrës thotë se në bashkëpunim me njësitë arsimore policia po i ndërgjegjëson si fëmijët edhe shtresat e tjera të popullsisë për denoncimin e rasteve.

“Këto aktivitete janë shtrirë kryesisht në grupmoshat në shkollat nëntëvjeçare dhe të mesme të të gjithë Qarkut të Gjirokastrës. Për hir të së vërtetës dhuna ka qenë prezente edhe më përpara por për shkak të ndjeshmërisë, për shkak të turpit që mbartin vetë disa vepra penale, për shkak të frikës, rastet nuk janë denoncuar. Për këtë Policia e Shtetit organizon herë pas here aktivitete ndërgjegjësuese bashkëlidhur gjithë aktorëve të tjerë si arsimi, qeverisja vendore dhe vetë prindërit për t`u njohur me ndryshimet dhe për të parë interesin më të lartë të fëmijës, sepse kjo është pasqyruar dhe tek këto ndryshimet e fundit ligjore“, thotë Diana Haxhiaj.

Policia ka tani një qendër të posacme të intervistimit të fëmijëve në rastet e denoncimeve të dhunës ndaj tyre. Herë pas here thotë Haxhiaj kryhen trajnime për specialistët e sektorit nisur edhe nga përmirësimet e fundit ligjore.

“Ka një sektor që fillon në qendër, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit sic është Sektori Kundër Dhunës dhe Mbrojtjes së të Miturve dhe është e shpërndarë në gjithë drejtoritë vendore. Për shkak të ndryshimeve në legjislacionin shqiptar si Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve apo procedurat standarte për shumë vepra që lidhen me këtë kategori Policia e Shtetit organizon trajnime me specialistët në këtë sector, të dedikuara vetëm për dhunën tek fëmijët“, thotë Diana Haxhiaj.

Sipas të dhënave zyrtare pandemia e koronavirusit ka rritur varfërinë e fëmijëve dhe ulur cilësinë e arsimit ndërkohë që në Shqipëri statistikat e kësaj periudhe flasin edhe për rritjen e rasteve të dhunën në familje.

Allushi thotë se shumica e rasteve të fëmijëve të dhunuar evidentohen pikërisht në këto familje.

“Ajo që evidentohet më shumë është numri i fëmijëve që janë ekspozuar ndaj dhunës si rezultat i konfliketve që lindin mes prindërve në familjet e tyre. Për këtë arsye në një qendër të posaçme të hapur nga Bashkia në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë prej vitti 2019 ofrohet shërbim psikologjik, shërbim ligjor dhe zhvillohen me fëmijët, viktima të dhunës, edhe aktivitete të ndryshme“, thotë Allushi.

Sipas Raportit të Prokurorit të Përgjithshëm për Kriminalitetin, në Shqipëri gjatë vitti 2020 u regjistruan 48 procedime për keqtrajtim të të miturve nga 27 që ishin regjistruar në vitin 2019, me një rritje prej rreth 78%.

Edhe këtë vit shifrat paraprake flasin për rritje të dhunës ndaj të miturve. Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar ndërveprim të institucioneve përgjegjëse për trajtimin e fëmijëve që dhunohen./VOA

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës: Nëse BE braktis Ballkanin, rusët dhe Kina do të shtrijnë tentakulat e tyre!
Aktualitet

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës: Nëse BE braktis Ballkanin, rusët dhe Kina do të shtrijnë tentakulat e tyre!

20/05/2022, 21:14
Operacioni i SPAK u dekonspirua? Agjencia e Mbikëqyrjes Policore nis hetimet: Mes të arrestuarve edhe një punonjës policie
Aktualitet

Operacioni i SPAK u dekonspirua? Agjencia e Mbikëqyrjes Policore nis hetimet: Mes të arrestuarve edhe një punonjës policie

20/05/2022, 20:08
Kokat e krimit, Manja urdhëron izolimin në regjimin "41 BIS" të 3 të dënuarve
Aktualitet

Kokat e krimit, Manja urdhëron izolimin në regjimin “41 BIS” të 3 të dënuarve

20/05/2022, 18:35
Ulet numri i infektimeve nga Covid-19, MSH: 28 raste të reja dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit
Aktualitet

Ulet numri i infektimeve nga Covid-19, MSH: 28 raste të reja dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit

20/05/2022, 18:05
Çelet Dhoma e Tregtisë Shqipëri-Japoni/ Ponari: Një zë i fuqishëm në shërbim të biznesit; ambasadori Takada: Një portë për kompanitë japoneze
Aktualitet

Çelet Dhoma e Tregtisë Shqipëri-Japoni/ Ponari: Një zë i fuqishëm në shërbim të biznesit; ambasadori Takada: Një portë për kompanitë japoneze

20/05/2022, 13:23
Aktualitet

Operacioni i SPAK, Spartak Braho: Ka zyrtarë të lartë të lidhur me 8 grupet kriminale

20/05/2022, 11:57
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Çelsi triumfon në transfertë dhe arrin Liverpulin, Zhorzhinjo kthehet snajper te penalltia

Çelsi triumfon në transfertë dhe arrin Liverpulin, Zhorzhinjo kthehet snajper te penalltia

“Duan të më varin në sheshin ‘Omonia”, detaje të panjohura nga vizita e famshme e Papuliasit që shkriu akujt Tiranë-Athinë

Lajmi i Dites

A e ka hapur Nuredin Dumani dosjen e lidhjes së politikës me krimin?

A e ka hapur Nuredin Dumani dosjen e lidhjes së politikës me krimin?

20/05/2022, 19:17

Lajmet e fundit

Kosova pjesë e KiE? Austria mirëpret kërkesën për anëtarësim: Duhet një pozicion i ri gjeostrategjik në Europë

Kosova pjesë e KiE? Austria mirëpret kërkesën për anëtarësim: Duhet një pozicion i ri gjeostrategjik në Europë

21/05/2022, 8:17
Kriza energjitike, Kosova tërhiqet nga vendimi për rritjen e çmimit të elektricitetit

Kriza energjitike, Kosova tërhiqet nga vendimi për rritjen e çmimit të elektricitetit

21/05/2022, 8:07
U akuzua për ngacmim seksual, Elon Musk sfidon mikeshën e stjuardesës që pretendon se e panë ‘të ekspozuar’

U akuzua për ngacmim seksual, Elon Musk sfidon mikeshën e stjuardesës që pretendon se e panë ‘të ekspozuar’

21/05/2022, 7:59
Ushtria ruse pretendoi se ishin dorëzuar, Zelensky: Djemtë në uzinën Azovstal, morën sinjal nga komanda ushtarake!

Ushtria ruse pretendoi se ishin dorëzuar, Zelensky: Djemtë në uzinën Azovstal, morën sinjal nga komanda ushtarake!

21/05/2022, 7:46
Kongresisti amerikan takim me Kurtin: Serbia të pranojë krimet e luftës dhe të njohë Kosovën!

Kongresisti amerikan takim me Kurtin: Serbia të pranojë krimet e luftës dhe të njohë Kosovën!

21/05/2022, 7:38
Raporti i OKB-së: Katër treguesit kryesorë të ndryshimeve klimatike që vendosën rekord në vitin 2021

Raporti i OKB-së: Katër treguesit kryesorë të ndryshimeve klimatike që vendosën rekord në vitin 2021

21/05/2022, 7:29
Currently Playing

GOLAPIOL spot 2022

GOLAPIOL spot 2022

00:00:51

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

  • Këto orë po flitet shumë për pjesën e dytë të dosjes së SPAK, e cila ka të bëjë me rrëfimin e “pentitos” mbi lidhjet ndërmjet krimit dhe politikës së lartë.
Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #nuredindumani #spak #edirama #politik
  • Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nuk do të mblidhet pasditen e së premtes në selinë blu, ashtu siç ishte planifikuar. Mësohet se, Alibeaj ka anuluar mbledhjen e grupit të PD-së
Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory

#pamfleti #pd #ps #presidenti #taulantballa #enkelejdalibeaj
  • Më 5 maj 2021, Bezati e babëzitur e Apelit të Vlorës, është çuar përsëri në proces “Veting”-u, me vendim të OMN- SHBA, sepse ka prova të shumta kriminale me dosjet e saj gjyqësore, për lirim zyrtarësh të korruptuar, lirim trafikantësh, kontrabandistësh, përdhunuesish, grabitësish me dhunë, vrasësish dhe ligjërim tokash të grabitura në bregdet, pasqyrë e të cilave është pasuria e saj prej pasanikeje

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory

#pamfleti #gjyqtarja #nona #korrupsion #kriminal #damiangjiknuri #hotel #jale #shqiperia #kosova #lajmeshqip

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In