Aktualitet27 Mars 2019, 15:12

“Pastrim parash dhe shpërdorim detyre”, Adriatik Llalla nuk i shpëton dot drejtësisë

Shkruar nga Pamfleti

“Pastrim parash dhe shpërdorim detyre”, Adriatik Llalla nuk i shpëton dot drejtësisë

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zgjatur hetimet për ish-kryeprokurorin, Adriatik  Llalla edhe me tre muaj të tjerë. Hetimi ndaj Llallës ka nisur në mars 2018 për akuzat e “fshehjes se pasurisë”, “mosdeklarimin e të hollave në kufi”, “pastrim parash” dhe “shpërdorim të detyrës”.

 Nga ana tjetër ai ka bërë ankim në Gjykatën e shkallës së parë kundër zgjatjes së afatit të hetimit, ndërsa kërkesa e Llallës pritet të shqyrtohet nga gjyqtari Bibë Ndreca.

Edhe pse ka Llalla ka një betejë të hapur me drejtësinë shqiptare, nga ana tjetër, ai ka nisur punën duke punësuar  edhe dy lobistë me qëllim që të largohet nga lista e personave të padëshiruar, i shpallur nga Shtetet e Bashkuar të Amerikës.

codramol
smile

Aktualitet Adriatik Llalla