alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Pasuria e frikshme e Kajmakut të Ramës. A do t’i sekuestrohen pronat trafikantit të kokianës?

16/06/2022, 12:32
ne Anti-Mafia, Kryesore
A A
Pasuria e frikshme e Kajmakut të Ramës. A do t’i sekuestrohen pronat trafikantit të kokianës?

Pasuria e frikshme e Kajmakut të Ramës. A do t’i sekuestrohen pronat trafikantit të kokianës?

Në një bankë, ka blerë 1.6 milionë Euro obligacione/ Ish-kryebashkiaku i PS dhe “autokombaja” e votave të Belinda Ballukut, ka deklaruar se këto pasuri me vlerë totale afro 4 milionë Euro, i ka siguruar nga fitimet me biznesin e luleve, mirëpo nga janari 2008 kur ka nisur këtë biznes e deri sot, firma e tij “Kajmaku sh.p.k” ka në total 570 mijë Euro fitime

Pas Gimçes së Ilir Metës, me aferën 700 mijë Euro të zbuluar nga video-blloku i pazareve, ka dalë në skenë Gimçja i Edi Ramës, kapur në Itali me 20 kilogramë kokainë me vlerë 1 milionë Euro të fshehur në vazo lulesh.


-Lexo edhe:

Rama zhduk votën në PS, emëron nga zyra krerët e rinj të degëve

Vladimir Putin idhull për serbët, shumica refuzojnë anëtarësimin në BE për të qëndruar krah Moskës

Sipas ligjit për luftën kundër trafiqeve, vetë SPAK, pa pritur kërkesë nga Drejtësia Italiane, duhet të fillojë hetimin pasuror për Agim Kajmakun dhe rrethin e tij familjar.

Sepse “kampion” Kajmaku i Ramës dhe “autokombaja” e votave të Belinda Ballukut në Vorë, rezulton me pasuri disa miliona Euro, të cilat deri sot nuk i janë verifikuar nga ILDKP, Drejtoria e Parandalim-Pastrimit të Parave, SPAK dhe as nga Anti- krimi Ekonomik Financiar, paçka se prej 3 vitesh ai është nën hetim e gjykim si “Jorgo Toto”.

Pa bërë komente, por duke publikuar vetëm fakte, mund të themi se pasuria e Agim Kajmakut, është aq e madhe në vlerë financiare e pasuri të paluajtshme e transaksione, sa të krijon përshtypjen sikur ka uzinë prodhimi armësh e jo biznes lulesh.

Ja disa nga pasuritë e tij:

– Llogari bankare 121 mijë Euro, me burim të ardhura nga biznesi e kursimet familjare.

– Obligacione me vlerë 443 milionë  lekë të vjetra në një bankë, burimi nga kursimet familjare.

– Bashkëshortja Merita Kajmaku, obligacione me vlerë 443 milionë  lekë të vjetra në një bankë.

– Bashkëshortja Merita Kajmaku, obligacione me vlerë 500 milionë  lekë të vjetra në një bankë.

– Bashkëshortja Merita Kajmaku, tjetër obligacion 500 milionë  lekë të vjetra në një bankë.

– Pronar i një 1 ndërtese dykatëshe me sipërfaqe 300 m2 në Vorë, të blerë me kursime familjare.

– Pronar i një tokë arë me sipërfaqe 5875 m2 në Vorë, blerë me kursimet familjare.

– A partament 72 m2 në Kavajë, blerë me kursimet familjare.

– Vilë 346 m2 e truall 2100 m2 në Vorë, me vlerë 610 mijë Euro, blerë me kursimet familjare.

– Bashkëshortja Merita Kajmaku, apartament 114 m2 në Tiranë, blerë 101 mijë Euro.

– Bashkëshortja Merita Kajmaku, 2 garazhe 34 m2 e 16 m2 në Tiranë, blerë 18 mijë Euro.

– Llogari bankare 242 mijë Euro me burim të ardhura nga aktiviteti privat e  kursimet familjare.

– Depozitë bankare ‘Junior’ në emër të djalit me vlerë 2967 Euro, me burim kursimet familjare.

– Makinë “Audi Q7” 35 mijë Euro (të gjitha, i deklaron të vëna me kursime familjare).

Ka dhe pasuri të tjera të deklaruara në ILDKPI, vlera e të cilave arrin në afro 4 milionë Euro, kur sipas tatimeve, firma “Kajmaku Sh.p.k”, nga 17 janari 2008 kur ka nisur aktivitetin e deri më 30 mars 2022, rezulton me 570 mijë Euro fitime.

SPAK duhet të hetojë, se ku i gjeti Agim Kajmaku 3.5 milionë Euro të tjera, për më tepër që brenda fitimit total, janë dhe norma e fitimit 282 milionë lekë të vjetra, të siguruara nga 2.3 milionë Euro tenderë që ka marrë në 8 vite pushtet të PS.

Fakti, që vetëm në një ngarkesë lulesh nga Italia, Gimçes së Edi Ramës iu kapën 1 milion Euro kokainë, është indicie, që krijon dyshime të forta se Kajmaku i Vorës e ka zanat të vjetër trafikun e kokainës.

NË VIJIM/ Do publikojmë të dhëna nga dosja policore e farave të luleve dhe armët, municionet, uniformat  e pajisjet policore, që iu kapën në makinë, në shtëpi e brenda fidanishtes “Kajmaku”, nipit të tij Lavdi Kajmaku, kryetar i PS- Prezë e drejtor personeli në AKU./Pamfleti

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Kryesore

Rama zhduk votën në PS, emëron nga zyra krerët e rinj të degëve

01/07/2022, 20:01
Bota

Vladimir Putin idhull për serbët, shumica refuzojnë anëtarësimin në BE për të qëndruar krah Moskës

01/07/2022, 18:44
Kryesore

Kosova përfshihet në planet financiare të Korporatës amerikane “Sfidat e Mijëvjeçarit”

01/07/2022, 18:22
Forum

Pse protesta anti-SHBA e Berishës fillon nga 4 deri më 7 korrik?

01/07/2022, 17:46
Kryesore

“7 korriku flluskë sapuni”, Spartak Ngjela: Berisha proteston kundër SHBA, synon destabilizimin e vendit për të shpëtuar lëkurën

01/07/2022, 15:57
Aktualitet

SHBA i dërgon mesazh të fortë Rusisë, Brigada e Katërt e ushtrisë amerikane zbarkon në Shqipëri; Yuri Kim zbardh detajet

01/07/2022, 15:30
Kliko me shume
Lajmi Tjeter

Macron, Scholz dhe Draghi në Kiev, kërcënon Kremlini: Kujdes, ora po troket!

Kontrabanda me barna, biznesi më përfitues në Kosovë

Lajmi i Dites

Rama bën gati ndryshimet në qeveri: presion nga deputetët për kabinet politik

Rama bën gati ndryshimet në qeveri: presion nga deputetët për kabinet politik

01/07/2022, 10:30

Lajmet e fundit

Fjalimi 5-minutësh i Kurtit te ambasada e ShBA-së: Fjala virtyt gjendet 6 mijë herë në arkivat amerikane

01/07/2022, 23:45

Propozimi i ri francez mbështetet nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut

01/07/2022, 23:36

Nga Prishtina gjer në Meksikë

01/07/2022, 23:22

Në Byron Kosovare të Sigurimeve vazhdon anarkia

01/07/2022, 23:14

Meta i premton mbështetje Berishës për protestën, LSI: Më 7 korrik të gjithë në shesh

01/07/2022, 23:04

“Meta thotë se është i pastër si floriri, Berisha pasurinë e ka me djersë”, Ilir Demalia ironizon “ndershmërinë” e pushtetarëve

01/07/2022, 22:52

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In