Anti-Mafia21 Shtator 2018, 13:21

Pasuria e llahtashme e oligarkut të PD që Basha i dha një teatër për ta bërë pallat

Shkruar nga Pamfleti
Pasuria e llahtashme e oligarkut të PD që Basha i dha një

Pasuria e llahtashme e oligarkut të PD që Basha i dha një teatër për ta bërë pallat

Edi Rama mesazh të fortë Bashës pasi kaloi vijën e kuqe me akuzat kundër shembjes së Teatrit Kombëtar dhe ndërtimit të 6 kullave, i kujton pazarin e madh me Astrit Veliajn për rrëmbimin e Teatrit të Metropolit, ja pse Basha nuk përmend dot emrat e oligarkëve 

Ashtu si me Vetingun e politikanëve, Lulzim Basha e kaloi vijën e kuqe me akuzat për ligjin e Edi Ramës që do të shembë Teatrin Kombëtar, për të ndërtuar 6 kulla. Edhe pse Basha po ndihmon Edi Ramën për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e kullave, kreu i PD po vazhdon lojën e akuzave në sy të Berishës dhe për të mbajtur të bashkuar tufën e militantëve që i kanë mbetur. Loja e Bashës nervozoi Edi Ramën, i cili u detyruar t’i japë një mesazh të fortë aleatit të tij naiv, duke i kujtuar pazarin e tij me Astrit Veliaj, për rrëmbimin e Teatrit të Metropolit dhë ndërtimin e një pallati. Shkesat e publikuara nga Rama treguan edhe një herë se krerët e politikës shqiptare operojnë të gjithë njëlloj, janë të kapur nga oligarkët, rrëmbejnë pronat publike, vjedhin për të qëndruar në pushtet dhe qëndrojnë në pushtet për të vjedhur.

Shkresa e Edi Ramës me firmën e Lulzim Bashës për grabitjen e pronës tek Teatri i Metropilit tregon edhe një herë se krerët e politikës shqiptare janë bashkë për të vjedhur vendin dhe për t’u mbrojtur nga drejtësia. Mesazhi që Rama i dha Lulzim Bashës tregon se edhe Lulzim Basha është i kapur nga oligarkët ashtu siç është i kapur edhe vetë Rama. Mesazhi zbulon edhe arsyet se pse Lulzim Basha flet çdo ditë për oligarkët, por nuk guxon të përmendë asnjë emër, për shka se është kukull në duart e tyre. Njëri nga këto është edhe Astrit Veliaj. Për të pasur një ide sa çfarë ndikimi ka ky oligarkt të Basha, sa që e detyroi t’i jepte një teatër, sikur po i jepte një kafe, mjafton të shikoni se çfarë pasurie ka deklaruar./Pamfleti

Pasuria e Astrit Veliajt, oligarkut të Bashës

Të ardhura nga veprimtaria e biznesit privat, 758 mijë euro.

Truall dhe godinë me vlerë 475 mijë euro.

Apartament me sip. 148 m2 në Tiranë, 222 mijë euro.

Apartamenti me sip. 212.5 m2 në Tiranë, 318 mijë euro.

Truall me sip. 409 m2 në Tiranë, 400 mijë euro.

Pasuri në Boston 355 mijë dollarë.

Ndërtesë trekatëshe me sip. 1372 m2 në Tiranë 578 mijë euro.

Truall me sip. 75 m2 në Tiranë, 100 mijë euro.

Truall me sip. 70 m2 në Tiranë, 100 mijë euro.

Apartament 220 m2 në Durrës, 250 mijë euro.

Truall me sip. 56 me vlerë 55 834 680 lekë.

Apartament me sip. 49.2 m2.

Apartament me sip. 49.2 m2.

Apartament me sip. 69.5 m2 në Tiranë, 120 mijë dollarë.

Apartament me sip. 85.5 m2 në Tiranë, 1 900 000 lekë.

Apartament me sip. 71.5 m2 në Tiranë, 2 000 000 lekë.

Apartament me sip. 100.5 m2 në Tiranë, 130 mijë euro.

Apartament me sip. 85.5 m2 në Tiranë, 85 500 dollarë.

Trualli me sip. 180 m2 dhe ndërtesë 106 m2 në Tiranë.

Apartament me sip. 120.3 m2 në Tiranë.

Apartament me sip. 72 m2 në Tiranë.

Apartament me sip. 129 m2 në Tiranë.

Bodrum me sip. 90 m2 në Tiranë.

Truall me sip. 120 m2 në Tiranë.

Apartament me sip. 88 m2 në Tiranë, 3 000 000 lekë.

Apartament me sip. 36.3 m2 në Tiranë, 5 082 000 lekë.

Apartament me sip. 87 m2 në Tiranë, 12 180 000 lekë.

Apartament me sip. 87 m2 në Tiranë, 12 180 000 lekë.

Apartament me sip. 87 m2 në Tiranë, 12 180 000 lekë.

Apartament me sip. 151 m2 në Tiranë, 80 000 euro.

Apartament me sip. 147 m2 në Tiranë, 195 000 euro.

Apartament me sip. 91.7 m2 në Tiranë, 137 550 euro.

Apartamenti me sip. 190 m2 në Tiranë. 64 710 dollarë.

Apartament 147 m2 në Tiranë, 91 000 euro.

Apartament me sip. 190 m2 në Tiranë, 228 000 euro.

Apartament me sip. 147 m2 në Tiranë, 176 400 euro.

Apartament me sip. 76.5 m2 në Tiranë, 80 000 euro.

Apartament me sip. 71.5 në Tiranë.

Truall me sip. 33 m2 dhe një ndërtesë me sip. 22,5 m2, 33 300 euro.

Apartament me sip. 141 m2 në lagjen ‘Kastriot’ në Fier, 44 255 euro.

Apartament me sip. 49 m2 në Fier, 33 300 euro.

Apartamenti me sip. 50.7 m2 në Fier, 17 745 euro.

Truall me sip. 42 m2 në Tiranë, 100 000 euro.

Apartament me sip. 100.8 m2 dhe verandë 44 m2.

Makinë Land Rover/LG/Range Rover 88 000 euro,

Makinë Chrysler Vogue 24 500 euro.

Aksioner i 100 % i UFO, kapitali 4 000 000 lekë.

Aksioner i 64.13 % i Stamles, kapitali 1 748 237 euro

Dhuruar tokë me sip. 445 000 m2 në Terpan, Berat

Dhuruar 170 hektarë tokë nga e cila 130 hektarë pyll.

Shpenzime për blerjen e 2 kostumeve 12 000 euro.

Shpenzime për blerjen e 3 televizorëve 1 200 000 lekë.

Shpenzime për blerjen e mobilieve për shtëpinë 5 467 960 lekë.

Të ardhura nga qiratë 3 105 921 lekë.

Hua pa interes, një personi fizik 25 000 euro, 90 000 euro, 25 000 euro, 20 000 euro.

Hua 6 personave nga viti 2010 – 2013 1 150 000 euro.

Anti-Mafia Basha i dha një teatër për ta bërë pallat Pasuria e llahtashme e oligarkut të PD