Politike29 Qershor 2022, 22:24

“Pati thika pas shpine”, Braçe flet për largimin nga qeveria: Çështjen e kryebashkiakut deshën të ma faturonin mua

Shkruar nga Pamfleti
“Pati thika pas shpine”, Braçe flet për largimin nga

Ish-zv.kryeministri Erion Braçe ka folur mbi arsyet e largimit nga qeveria. Braçe foli për “thika pas kurrizit” duke u shprehur se nuk mund të ndante qeverinë me një tjetër person.

Ai ka thënë se kanë dashur ti faturojnë aferën enjë kryebashkiaku. Edhe pse nuk përmendi emra, dyshimet janë se bëhet fjala për Fatos Tushen e Lushnjes, i cili u arrestua.

Erion Braçe: Ishte zgjedhja ime që të mos isha në qeveri. Ka shumë arsye, një pjesë janë konsumuar mes meje dhe kryeministrit. Janë disa gjëra që mbase koha mund t’i tresë apo t’i nxjerrë në dritë më vonë. Janë disa gjëra që lidheshin me mua, që ia kam komunikuar kryeministrit. Në fund ishte zgjedhje e imja që duhej respektuar. Kishte shumë gjëra që s’më pëlqenin, gjithmonë në raport me mua. Një prej elementëve janë këto thikat pas kurrizit. Jemi pothuajse në të njëjtat ditë. Pati një fushatë të madhe në atë moment edhe për shkak të një çështje penale nga SPAK-u përkundrejt një kryetari bashkie, që padrejtësisht, tërësisht në mënyrë të rreme, por e nxitur politikisht edhe nga brenda, u hodh mbi mua mbi kurriz. Jemi në dritën e një gjyqi, që ka nxjerrë të vërtetën në publik dhe unë s’kam të bëjë fare. Në atë periudhë s’mund të ndaja qeverinë me një person që e nxiste këtë gjë. Edi Rama ishte i qartë për çështjen, por në të tilla kushte s’kishte vend për dy, kishte vend vetëm për një.

Politike #thika pas shpine brace Rama