alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

“Patriot ‘demode’ i Kosovës”/ PL sulmon Ramën: Mbledhja e dy Kuvendeve, show për të “shitur” projektin e Portit të Durrësit!

27/11/2022, 19:11
ne Politike
A A

Partia e Lirisë ka nisur sulmet ndaj kreut të qeverisë Edi Rama sa i përket seancës së përbashkët parlamentare mes Kuvendit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, zv/kryetari i PL-së, Agim Nesho e konsideroi seancën e sotme plenare një ‘show’ për të shitur projektin famkeq të Portit të Durrësit.


-Lexo edhe:

“Rama po kthen administratën në seksion të PS”, Berisha akuza të forta: Pjesë e ‘Aktiv1stit’, 32 prokurorë e policë

Berisha në hall me ndërkombëtarët, rinis sulmet ndaj ambasadorit britanik: Po sillet sikur jemi koloni e tij, vepron për interesa korruptive

Sipas Neshos, vizioni i Ramës është më afër me Aleksandër Vuçiçin, sesa Albin Kurtin, për të cilin inskenon shfaqje festive që të “shes” projektin tek shqiptaret e etur dhe atdhetare.

“Sot Edi Rama me këtë shfaqje perfekte i dha shpresë lakeut të Moskës se politika e tij ballkanike nuk do të ndryshojë por do t’i mbetet besnik kornizës së marrëveshjes së Nish-it, se nuk do ta mbështesë Kosovën në qëndrimet e saj, por do të vazhdojë si ‘lider i gjithë shqiptarëve’ ti realizojë marrëveshjet nga Tirana, ashtu sic ka dëshirë Vucic”- tha Nesho.

Mesazhi i plotë:

“FUQIZIMI I KOMBIT SHQIPTAR NUK MUND TË VIJË ME SHFAQJE

Takimi i përfaqësuesve të dy kuvendeve të popullit tonë në 110 vjetorin e Pavarësisë së shtetit Shqiptar nuk kishte asgjë historike, përvec faktit të takimit të tyre. Një komb i ndarë padrejtësisht nga historia me atdhetarë të lodhur, që duan ta shikojnë bashkë por nuk dinë se ku është pengesa. Të vetmit që ju afruan fakteve të mos suksesit të kësaj ideje të madhe, e cila në popull është realizuar, ishin Kurti dhe Konjufca. Për Kurtin ky projekt nuk mund të jetë vepër personale dhe e ambicieve individuale, por për solemnitetin e takimit nuk arriti të prekë ‘plagën’ që kombi këto kohë po vuan; Ndërsa Konjufca tha hapur se ajo që na largon janë qëndrimet ndaj nacionalizmit serb, i cili jo vetëm mohon Kosovën por kërkon që kombi Shqiptar të mos ketë të ardhme. Për atë që mendon se përfaqëson Shqiptarët, Edi Rama, ose ja kanë dhënë këtë rol për ta luajtur, ky takim duhet të mbetej vetëm një shfaqje. I bindur në vizionin e tij, të cilin e shikon me afër me A. Vucic sesa me patriotët ‘demode’ të Kosovës, ai inskenoi sot një shfaqje festive për ta shitur atë tek Shqiptarët e etur dhe atdhetarë që duan të gjërat të ecin përpara. Sot, Edi Rama nuk u mjaftua vetëm me ndarjen e tortës me shqiponjë, me koreografinë e flamujve apo deklarata për president të përbashkët. Ai lartësoi Rugovën dhe UCK, pavarësisht se Rugovën e mohoi në Parlamentin e Kosovës, ndërsa udhëheqësit e UCK-së i la ti kryqëzojë miku i tij Vucic, i cili përgatiti dosjet për ‘krimet’ e tyre. Ai sot nuk shau njeri gomar në sy të një heroi si Haradinaj, as nuk foli për veprën e tij të cmuar si Ballkani i Hapur apo ndryshimi i kufijve, që në ‘mediokrit’ shqiptarë në të dy anët e kufijve nuk e kemi kuptuar asnjëherë.

Qëllimi i tij në këtë shfaqje ishte të shiste përpara përfaqësuesve të dy vendeve projektin e tij famëkeq të Portit të Durrësit, duke e shitur atë me hekurudhën dhe portin e ri që do të ndërtojë, për të zhdukur efektin e ndërtimeve që do të bëjë dhe borxhin e madh që do t’ju lërë shqiptarëve, që edhe kur të bashkohen do të jenë në gjendjen e një shteti të falimentuar.

Sot Edi Rama me këtë shfaqje perfekte i dha shpresë lakeut të Moskës se politika e tij ballkanike nuk do të ndryshojë por do t’i mbetet besnik kornizës së marrëveshjes së Nish-it, se nuk do ta mbështesë Kosovën në qëndrimet e saj, por do të vazhdojë si ‘lider i gjithë shqiptarëve’ ti realizojë marrëveshjet nga Tirana, ashtu sic ka dëshirë Vucic.

Kjo maskaradë nuk mund të vazhdojë më. Populli Shqiptar po kërkon me ngulm ndryshim, i cili duket se po vjen shpejt. Kosova duhet të kuptojë se nostalgjia dhe dashuria për mëmëdheun nuk duhet ti pengojë për të ndalur prishësit e ëndrrave të saj”– shkruan Nesho.


smile
Lajmi Tjeter
“Poker” dhe spektakël, Kroacia merr vendin e parë në grup, ekipi i Daliçit dërgon në shtëpi Kanadanë (Video)

“Poker” dhe spektakël, Kroacia merr vendin e parë në grup, ekipi i Daliçit dërgon në shtëpi Kanadanë (Video)

Lukashenko thirrje Zelenskyt për ti dhënë fund luftës: Ulu dhe negocio me Rusinë pa parakushte

Lajmi i Dites

Nëse SPAK “zbërthen” Gjiknurin, zbulon krimet e bëra me koncesionet e naftë-gazit; Edi Rama është pazarxhiu urdhërues

07/02/2023, 9:36

Lajmet e fundit

Blanco

Festivali i Sanremos 2023, këngëtari shkatërron skenën; pamjet bëhen virale në rrjet (VIDEO)

08/02/2023, 7:52

Tërmeti në Turqi dhe Siri, shkon mbi 8 mijë numri i viktimave; qindra mijëra persona kërkojnë strehim

08/02/2023, 7:33
"Të gjitha kafshët janë të barabarta, por disa kafshë janë më të barabarta se të tjerat”

“Të gjitha kafshët janë të barabarta, por disa kafshë janë më të barabarta se të tjerat”

08/02/2023, 7:32
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Presioni ndaj Kosovës nga BE, diplomati: Gabimi i Albin Kurtit ndihmoi Serbinë

08/02/2023, 7:18
Horoskopi 8 shkurt 2023!

Horoskopi 8 shkurt 2023! Zbuloni çfarë parashikojnë yjet sot për secilën shenjë

08/02/2023, 7:06

Ndalimi i Stela Gugalljas, “VOA”: Proces gjyqësor në Vjenë për ekstradimin e një prej kokave të inceneratorëve

07/02/2023, 23:14

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In