Dojna Mema ka shkruar për Ditën e Pavarësisë, por ndryshe nga personazhet e tjerë publik , ajo kritikon patriotizmin e rremë shqiptar.
Në një shkrim në faqen e saj të instagramit, Dojna Mema ka diskutuar për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, por ka mbajtur tjetër qëndrim në krahasim me personazhet e tjerë publik. Dojna ka reaguar ndaj atyre shqiptarëve që sipas saj janë ‘patriotë patatinash’, pasi Shqipëria nuk mund të ketë patrotikë, kur ka të njëjtat probleme se 100 vjet më parë.
Madje ka cituar edhe Konicën: “O sa mirë me ken shqiptar”, duke thënë e revoltuar se disa shqiptarë, sipas saj, mund ta kursejnë atë shprehje.
“Sot është dita kur zgjohet një lloj katergorie “patriotësh” patatinash që e bëjnë qesharak patriotizmin në vetvete.
Fjalët e Konicës janë shkruar në 1900-en, kështu që kursejeni “O sa mirë me ken shqiptar” e lloj-lloj teprimesh të tilla sepse nuk është mirë ‘me ken shqiptar’ kur ke po të njëjtat probleme si 100 vjet më parë”, shkruan Dojna.