
Pazaret me “arinjtë” rusë dhe “çakallin” kinez të “Bankers”
Ja ku e ka SPAK aferën e korrupsionit dhe krimin mbi gjysmë miliardë Euro vjedhje në vit/ Në muajin nëntor 2014, kryeministri Edi Rama vazhdoi pazarin koncesionar që kishte nisur Fatos Nano më 16 korrik 2004 dhe Sali Berisha më 12 mars 2009, për të grabitur mbi 450 milionë Euro prodhim nafte në vit me fitim vjetor 112 milionë Euro në vit pa i paguar asnjë qindarkë taksë e rentë nafte shtetit shqiptar, duke e lejuar të sajojë bilance false me humbje
Pas plasjes së skandalit “McGonigal”, u zbulua se kryeministri Edi Rama me ministrat dhe drejtorët e tij, kanë futur oligarkun rus Oleg Deripaska në financat dhe asetet e ekonomisë shtetërore, duke i dhënë licenca, tenderë, koncesione në Energji e investime strategjike.
Por ndërkohë që partnerët SHBA-BE, në muajin maj 2015 kanë nënshkruar marrëveshje sigurie ekonomike me Shtetin Shqiptar, për të evituar oligarkët kinezë; në muajin mars 2016, kryeministri Edi Rama hyri në pazar me koorporatën kineze “Geo-Jade Petroleum Corporation” dhe i lejoi që të blinte aksionet e kompanisë “Bankers”.
Favori që i bëri kryeministri Edi Rama, ishte çmimi i shitjes me vlerë totale 570 milionë Euro, të cilat i përlau ish-aksioneri shitës, kur zona e rezervës naftë- mbajtëse është pronë e shtetit shqiptar, madje çmimi i shitjes ishte i barabartë me vlerën e prodhimit të 1 viti.
Për “arinjtë” e oligarkisë ruse, Edi Rama hiqet sikur nuk e ka ditur që janë me koncesione energjie e nafte në Shqipëri, ndërsa “çakallin” kinez të “Bankers”, nuk mund ta mohojë sepse ia ka dhënë vetë vulën për të vazhduar grabitjen e 90% të sektorit e prodhimit të naftës.
Me VKM nr. 726, datë 2.11.2014, kryeministri Edi Rama ka bërë një shtesë marrëveshje me “Bankers”, duke vazhduar pazarin e parë koncesionar që kishin bërë Fatos Nano më 16 korrik 2004 dhe Sali Berisha me shtesën parë më 12 mars 2009, për të mos paguar taksa e pjesë fitimi.
Edhe Edi Rama, pranoi që “Bankers” të mos paguajë asnjë taksë qendrore e lokale dhe t’i hiqet tatim-fitimi, detyrimet doganore dhe taksa 9% rentë e naftës, duke ia lënë krejt prodhimin që nxjerr oligarkut kinez.
Sipas të dhënave zyrtare, “Banker” siguron mbi 450 milionë Euro në vit, nga shitja e naftës shqiptare në tregun e huaj, me fitim real 111 milionë Euro në vit (25%), ndërsa shteti shqiptar nuk merr asgjë prej këtij fitimi, duke e lejuar të raportojë bilance me humbje vjetore 90-100 milionë Euro dhe detyron tatimet e doganat të heshtin.
Madje në vitin 2019, qeveria shqiptare i fali oligarkut kinez gjobën 104 milionë Euro, që vetë ia vendosi për evazion fiskal, duke mashtruar me bilancet sasi e kosto prodhimi, eksportim, shitje-shpenzime, fitim e humbje dhe me faturat tatimore e doganore.
Në pazar me Ministrinë e Financave, shpenzimet kapitale të “Bankers” llogariten brenda vitit, kur ligjërisht duhen shtrirë në çdo 5 vite total, duke i krijuar mundësi të sajojë bilance false me humbje të madhe fiskale, që vetëm në vitet 2018-2021 rezultonin me 1.1 miliardë Euro në total.
Ja ku e ka SPAK dhe le ta hetojë, super aferën e korrupsionit dhe krimin ekonomiko- financiar mbi gjysmë miliardë Euro vjedhje në vit, që vazhdon të bëhet dhe lejohet në sektorin e naftës në favor të një oligarku kinez./Pamfleti