alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

“Pazari politik” që na bëri t’u pimë lëngun përgjimeve të 21 Janarit

23/01/2023, 19:31
ne Forum
A A

Befas, në një mbledhje të komisionit të ligjeve andej nga Marsi 2017, teksti i nenit 449 pësoi një ndryshim të çuditshëm andej nga fundi i mbledhjes. Aty u shkrua që nuk rishikohen jo vetëm vendimet e pafajësisë, por edhe ato të dënimit kur i rëndohej pozita të dënuarit, qoftë edhe sikur të dilnin prova të reja. Pra, nëse dilte në skenë ndonjë provë e re që mund të dënonte më shumë të dënuarin, kjo nuk do lejohej më.

 Shkruan Dorian Matlija


-Lexo edhe:

Sikur Mediu të dënohet nga drejtësia shqiptare?

Albin Kurti është i përkohshëm, Kosova është e përjetshme!

Nuk më pëlqen të flas për 21 janarin më 21 janar, kur media dhe politika bëjnë atë qokën e zakonshme dhe pastaj e harrojnë. Sot është 22 janar dhe qoka mbaroi.

Prej dy ditësh qarkullojnë lajme/spekulime se ka ca regjistrime të komunikimeve radio mes gardistëve më 21 janar 2011. Që këto regjistrime të përbëjnë provë për hetime ato duhet të ekzistojnë, të jenë autentike, të jenë të pamodifikuara, të jenë të dëgjueshme qartë. Megjithatë, vetëm regjistrimet nuk vlejnë nëse nuk shoqërohen me prova të tjera, bie fjala, me dëshmi që ato urdhra janë dhënë vërtet.

E zëmë një moment që të gjithë kushtet plotësohen. Për çfarë vlejnë regjistrimet?

Po të lexosh tekstin, duket sikur komandanti i Gardës jep urdhër për të qëlluar në trup. Nuk rezulton ende se ky është urdhër nga më lart se komandanti. Atë ditë u vranë katër persona. Dy u akuzuan dhe u dënuan, mes tyre edhe ai qe supozohet nga këto regjistrime se dha urdhër.

Mirëpo, ata u dënuan, pavarësisht se për çfarë u dënuan dhe sa u dënuan.

Para vitit 2017, ligji parashikonte qe nëse dilnin prova te reja vendimi i gjykatës rishikohej dhe çështja rihapej. Kjo vlente për të gjithë të dënuarit. Përjashtim bëhej vetëm për vendimet e pafajësisë qe rishikoheshin jo më vone se 5 vjet nga vendimi. Ky ishte neni 449 i Kodit të Procedurës Penale.

Me rastin e Reformës në Drejtësi, u rishikua ky nen. Euralius dhe profesorë të drejtësisë debatuan nëse duhej hequr fare kufiri 5 vjeçar, apo duhej qe vendimet e pafajësisë të mos rishikoheshin fare, edhe sikur të kishte prova të reja. Megjithatë kjo nuk kishte të bënte me 21 janarin, sepse gardistët nuk dolën të pafajshëm. Ata u dënuan.

Kur befas, në një mbledhje të komisionit të ligjeve andej nga Marsi 2017, teksti i nenit 449 pësoi një ndryshim të çuditshëm andej nga fundi i mbledhjes. Aty u shkrua që nuk rishikohen jo vetëm vendimet e pafajësisë, por edhe ato të dënimit kur i rëndohej pozita të dënuarit, qoftë edhe sikur të dilnin prova të reja. Pra, nëse dilte në skenë ndonjë provë e re që mund të dënonte më shumë të dënuarin, kjo nuk do lejohej më.

Unë vetë reagova nga të parët sepse më digjte kjo çështja e 21 janarit me të cilën po merresha. Ishte atentat i mirëfilltë ndaj çështjes. Reaguan një tufë organizatash të shoqërisë civile. Reaguan edhe organizata te llojit politik, si nisma Thurje, nisma Sfida, etj. Madje një grup organizatash i shkruan Presidentit që të kthente mbrapsht ligjin sepse ky neni 449 nuk duhej të kalonte kështu. Në letër thuhej troç që ky nen do mbyllte përfundimisht dosjet e krimeve. Shkruan dhe gazeta e portale në atë kohë. Nuk reflektoi askush.

Tani, neni 449 është pjesë e Kodit dhe është kapaku i artë për rigjykimin e atyre që u dënuan një herë për 21 janarin. Jo vetëm përgjime të dalin, por sikur vetë ata të dalin e ta bërtasin te sheshi Skënderbej që vranë me dashje e dhanë urdhra, prapë dosja nuk hapet.

Për sa kohë nuk ka regjistrime që implikojnë direkt persona të tjerë të pahetuar (dhe me këtë tekst të përgjimeve nuk dëgjohet ndonjë ministër që jep urdhra), këtyre përgjimeve ti pimë lëngun sepse as nuk nis dot çështja kundër Ndrea Prendit, që pastaj të dalin më tutje te ndonjë tjetër. Reforma në Drejtësi i vuri tapën shishes si në ato përrallat arabe ku xhindi nuk dilte dot nga mallkimi i vulës mbi tapë.


smile
Lajmi Tjeter

Çështja e Asociacionit, SHBA “vë në rresht” politikën e Kosovës

Manipulimi i zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, Menduh Thaçi dhe ish-kreu i policisë dënohen me nga 2 vite burg

Lajmi i Dites

Nëse SPAK “zbërthen” Gjiknurin, zbulon krimet e bëra me koncesionet e naftë-gazit; Edi Rama është pazarxhiu urdhërues

07/02/2023, 9:36

Lajmet e fundit

E mërkurë, 8 shkurt 2023; Binjakët është shenja me fat për sot

E mërkurë, 8 shkurt 2023; Binjakët është shenja me fat për sot

08/02/2023, 8:21

I riu nën rrënoja në Siri publikon videon tronditëse: Nuk di a do të vdes apo do të mbijetoj

08/02/2023, 8:10
Ditët e ftohta, si të ushqehemi dhe të ruhemi nga virozat

Ditët e ftohta, si të ushqehemi dhe të ruhemi nga virozat

08/02/2023, 8:09
Ushqimet, Europa bën blerje nisur nga kostot, shqiptarët udhëhiqen nga shija

Ushqimet, Europa bën blerje nisur nga kostot, shqiptarët udhëhiqen nga shija

08/02/2023, 7:58
Blanco

Festivali i Sanremos 2023, këngëtari tërbohet dhe shkatërron skenën; pamjet bëhen virale në rrjet (VIDEO)

08/02/2023, 7:52

Tërmeti në Turqi dhe Siri, shkon mbi 8 mijë numri i viktimave; qindra mijëra persona kërkojnë strehim

08/02/2023, 7:33

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In