Politike13 Nëntor 2018, 11:10

‘Pazarxhi’! Ish-deputeti i LSI shpërthen si kurrë më parë ndaj Metës: Do ta firmosë patjetër Lleshin, ja R

Shkruar nga Pamfleti
‘Pazarxhi’! Ish-deputeti i LSI shpërthen si kurrë më

'Pazarxhi'! Ish-deputeti i LSI shpërthen si kurrë më parë ndaj Metës: Do ta firmosë patjetër Lleshin, ja 'kokën' e kujt e kërkon

Ish-deputeti i LSI, aktualisht deputet nën siglën e PS, Spartak Braho, ka shpërthyer me tone të ashpra ndaj Presidentit Ilir Meta për mosdekretimin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm.

Në një intervistë për ‘Shekulli’, Braho është shprehur i bindur se Meta do ta firmosë patjetër dekretin, duke shtuar se në të kundërt ai do të përballet me Gjykatën Kushtetuese.

Duke shpërthyer si kurrë më parë ndaj tij, deputeti Braho e ka cilësuar Metën si pazarxhi, ndërsa ka zbuluar hapur dhe pazarin e Presidentit, të cilin ‘Pamfleti’ e ka raportuar prej ditësh. Bëhet fjalë për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, që Meta po i kërkon Ramës në këmbim të firmës për Sandër Lleshin.

“Pazar, është pazarxhi. Më jep Kontrollin e Lartë të Shtetit, të të jap këtë. Çfarë ka? Hajde të bëhemi destruktiv. Meta do firmosë për Lleshin. Ku do futet, kur ta shpallë Gjykata Kushtetuese të padrejtë dekretin e Presidentit? Ai ka afat shtatë ditë dhe do të firmosë patjetër, ndryshe do ta zgjidhë Gjykata Kushtetuese pas dy muajsh”, ka thënë deputeti Braho.

Politike Ilir Meta kreu i klsh Sandër Lleshi Spartak Braho