Përfaqësuesi i PD Enkeled Alibeaj tha të dielën se PD do t’i kushtojë më shumë vëmendje punës në fshat do e shpërblejë më shumë atë. Ai ishte të dielën në Roskovec, ku u takua me banorë të fshatit.
“Në fshatrat e qarkut të Fierit, tregohet shumë qartë prapambetja 8-vjeçare, për shkak të mosmbajtjes së premtimeve nga qeveria”, tha ai gjatë vizitës.
Alibeaj është koordinator politik i PD në Fier. Ai akuzoi qeverinë se “ndihet vetëm em gjoba dha taksa” por jo me punë.
“25 prilli është dita që do të zgjidhë shumë gjera. Që djemtë të mos ikin, që të rifillojë edhe njëherë mbështetja për bujqësinë, qe prodhimi juaj të shitet. Zgjidhja është të bëhemi bashkë, pa asnjë lloj dallim”, deklaroi Alibeaj gjatë takimit.
Ai tha se plani i PD ka mbështetje për fshatin, që puna e bujqve, e blegtorëve të konvertohet në para.
“Ka 8 vite që ekonomia dhe punët janë në vend numëro. Një vend i bukur, pjellor, por që është shpopulluar i gjithi, siç ka ndodhur këtu. Kjo është dramë e madhe. Nuk është as vend numëro, është kthim pas. 25 prilli është dita që do të zgjidhë shumë gjera. Që djemtë të mos ikin, që të rifillojë edhe njëherë mbështetja për bujqësinë, qe prodhimi juaj të shitet. Zgjidhja është të bëhemi bashkë, pa asnjë lloj dallimi. T’i japim fund së keqes! Boll më me këta! Të fundit në punësim, por të parët në gjoba e në taksa. Në planin e Lulzim Bashës ka mbështetje për fshatin, që puna e bujqve, e blegtorëve të konvertohet në para”, tha Alibeaj gjatë takimit.