Politike13 Qershor 2022, 22:30

“PD krijoi varfërinë e dytë pas ’45-ës”, Frrok Çupi: Socialistët vinin nga Partia e Punës, të ngopur me dhunën

Shkruar nga Pamfleti

I ftuar në një intervistë televizive, analisti Frrok Çupi është shprehur se Partia e Punës nuk ekziston si emër.

Duke folur për festën e themelimit të PS, ai tha se kjo parti u bë nga PD, ku socialistët ishin para një realiteti që kishte dhunë.

Më tej ai tha se socialistët vinin nga Partia e Punës, të ngopur me dhunën.

Partia e Punës nuk ekziston si emër. Kur u krijua PS u prit shumë keq. PS nuk u bë nga PS. PS u bë nga PD. Në kohën që PD nisi të kopjojë dhunën, socialistët ishin para një realiteti që ishin shfaqur vetëm në letërsi dhe në art. PD luajti personazhin që kishte krijuar letërsia komuniste dhe letërsia komuniste nuk ishte e drejtë. Socialistët u nxorën nga puna, u dhunuan në rrugë e në shtëpi. Lëvizja e re anti-komuniste që erdhi, i ndau shtëpitë. Në intuitën e vet, populli konstatoi ardhjen e Krishtit. Këta vinin për të krijuar varfërinë e dytë pas ’45. Nuk shikonin te lëvizja post komuniste si pasuri. Ky është një tërmet shumë i madh në psikologjinë e njerëzve. Socialistët vinin nga Partia e Punës, të ngopur me dhunën”, tha Frrok Çupi në “Ora News”.


smile

Politike Cupi PD PS