Politike 5 Maj 2022, 17:41

PD merr vendimin, kërkohet grup i posaçëm parlamentar për abuzimet me energjinë

Shkruar nga Pamfleti
PD merr vendimin, kërkohet grup i posaçëm parlamentar për

Partia Demokratike do të kërkojë ngritjen e një komisioni të posaçëm parlamentar për krizën energjitike.

Një ditë më parë demokratët dorëzuan një kërkesë në Kuvend për ngritjen e një komisioni të posaçëm për investimet strategjike, por në mbledhjen e grupit që po zhvillohet aktualisht është propozuar dhe hetimi i energjisë.

Komisioni do të hetojë abuzimet me shitblerjen e energjisë elektrike dhe krizën e krijuar ne sistemin energjetik. Për këtë ngarkohen deputetët Helidon Bushati, Lefter Gështenja dhe anëtarët e PD në Komisionin e veprimtarive prodhuese.

Një ditë më parë 7 deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, Jorida Tabaku, Dhurata Çupi, Dashnor Sula, Lefter Gështenja, Arbi Agalliu dhe Ferdinand Xhaferraj, i kanë kërkuar Kuvendit ngritjen e një Komisioni të Posaçëm për verifikimin e procedurave të dhënies së statusit të investitorit strategjik.

Sipas deputetëve të PD, megjithëse qëllimi i ligjit për investitorët strategjik, ishte pozitiv, në praktikë ka rezultuar se ai është përdorur kryesisht si një mekanizëm për t’u dhënë favore dhe përfitime njerëzve me lidhje të forta personale apo familjare pranë qeverisë dhe drejtuesve të Partisë Socialiste. Fjala është për skandalet me Gazment Pajën dhe burrin e ministres Olta Xhaçka.

Politike energji komision PD