Politike26 Shtator 2018, 19:16

PD “ndez motorët” për zgjedhjet në strukturat e partisë, dalin emrat e drejtuesve të grupeve të punës

Shkruar nga Pamfleti
PD “ndez motorët” për zgjedhjet në strukturat e

Zgjedhjet vendore janë vetëm një vit larg. Ndaj partitë politike kanë ndezur “motorët” për të filluar planifikimet për këtë proces zgjedhor.  Nga sot partia me e madhe e opozitës nis përgatitjet për betejën elektorale të qershorit 2019,  duke çelur procesin e zgjedhjeve brenda PD.

Kryetari, Lulzim Basha ka nxjerrë udhëzimin që specifikon se zgjedhjet për nivelet me te ulëta seksion e grup seksion duhet te mbyllen brenda muajit tetor. Sipas statutit te ri të miratuar në fund të muajit prill zgjedhjet për këto struktura do të zhvillohen sipas parimit një anëtar një vote.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar me deputetë dhe drejtuesit e strukturave për ndarjen e grupeve të punës për zgjedhjet në strukturat e degëve të Partisë Demokratike. Edi Paloka kryeson grupin e punës në Kukës; Flamur Noka është drejtues i grupit të punës në Shkodër; Arben Ibro, grupin e punës në Lezhë; Fatbardh Kadilli kryeson grupin e punës në Vlorë; Edmond Spaho, drejtuesi i grupit të punës në Elbasan dhe Oerd Bylykbashi, kreu i grupit të punës në Durrës.

Kjo është sfida e radhës e Lulzim Bashës përballë socialistëve, të cilët vijojnë të mbajnë “frerët” e shumicës së bashkive. 

Politike dalin emrat e drejtuesve të grupeve të punës PD "ndez motorët" e zgjedhjeve