Aktualitet11 Maj 2018, 20:39

PD nis riorganizimin në bazë, zbulohet urdhri i rëndësishëm i Bashës            

Shkruar nga Pamfleti

PD nis riorganizimin në bazë, zbulohet urdhri i rëndësishëm i Bashës            

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka  urdhëruar sot nisjen e procesit zgjedhor brenda partisë.

Më anë të këtij urdhri të shpërndarë sot mësohet se do nis zgjedhja e në strukturat e degës në nivel seksioni dhe grup seksioni sipas statutit të ri.

Kjo lëvizje vjen pas miratimit të statusit të ri vetëm dy javë më parë në Kuvendin Kombëtar që u mbajt në Pallatin e Kongreseve.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Sipas informacioneve mësohet se duke nisur nga kjo e hënë do të ngrihen grupet e punës në nivel qarku dhe degësh për të nisur procesin e zgjedhjeve për kryetare grup seksioni dhe seksionesh.

Afati për përmbylljen e këtij procesi është 45 ditë dhe zgjedhjet do të bëhen sipas parimit një anëtar një votë.

 

 

 

Aktualitet Basha PD Riorganizimi Urdhri